in

Të Pathëna për Sarajet e Nelo Kabilit, Konflikti me Ali Pashë Tepelenën dhe Pse Aliu Kërkoi për Drekë Një Kokë Ustai!

Kemi shkruar dhe me pare. Gjirokastra nuk ka vetem nje keshtjelle, ka disa, dhe te tilla jane shtepite e saj shekullore, njera dhe ajo e Kabilajve.

Si cdo shtepi e vjeter dhe e lashte, e madhe me dhoma shume e me katoqe, me odajashte e me avlira,  dhe Sarajet e Kabilajve kane nje histori qe na vjen nga larg, nga  mbi 200 vjet te shkuara, kur i zotii i saj, siç kemi mesuar nga leximet dhe gojet e te pareve me pas, ishte ndertues.

Ai quhej Nelo Kabili dhe  bente pjese ne ekipin ndertues te veprave me karakter strategjik qe kish nisur Ali pashe Tepelena pasi pushtoi Gjirokastren. Njera ishte dhe pjesa e kalase shtese qe daton nga viti 1811- 1812 dhe qe pergjegjes i punimeve te saj ishte Nelua i cili nderkohe ndertonte po me mbeshtetjen e Ali Pashes shtepine e tij ne vendin qe eshte dhe sot, po sigurisht krejt ndryshe me gjendjen e pare, madheshtore dhe e bukur, fortese e vertete, krenari e lagjes dhe qytetit, sikunder duket dhe ne foto:

Kete foto e ka percjelle sot ne internet gjirokastriti Vullnet Lulo, djali i portierit te shquar te Gjirokastres Isuf Lulo. E falenderojme per ndjenjen e mire qe ka per vendlindjen, per vlerat e saj te pergjithshme e  ato te shtepive karakteristike sic eshte dhe kjo e Kabilajve me drite ne sy te diellit me te cilen mburrej Gjirokastra dhe pronari per vlerat arkitektonike jashte e strukturen brenda, vendosjen e dhomave e anekseve,faqet e mureve me skena lufte e paqeje,tavanet me ornamente te gdhendura ne dru e te tjera.

Eshte foto shume mbreselenese per kedo e qe te nxit kureshtjen per te zbuluar te pathenat e te fshehtat e jetes se pronareve te pare e ne vazhdim, nga koha e themeleve, ngritja e mureve e hedhja e çtise me shtrirje sa nje fushe futbolli e me disa oxhaqe.

Tregojne se Ali Pashe Tepelena kish merak cilesine e punimeve te kalase shtese dhe, gjate nje kontrolli, sa vuri kemben  ne kala, mbeti i pakenaqur  me punen e kryer. Drejtues I punimeve ishte Nelo Kabili dhe Alia pasha  nuk ia fshehu zemerimin. Per hakmarrje e pengoi ate qe te vazhdonte punimet ne shtepine qe po ngrinte sigurisht me mbeshtetjen e Ali Pashes.

Kaq i inatosur ishte Ali Pasha sa thuhet se perpara drekes kur kuzhinieri i tha se çfare deshironte ndonje gje tjeter jashte menyse se porositur, Aliu me fjalet neper dhembe ia ktheu:Dua nje koke ustai!

Nga ajo kohe punimet u shtyne dhe pronaret jo te larget te pas viteve 44 kane thene se ka perfunduar ne vitin 1816.

Me Sarajet e Kabilajve qyteti yne eshte mburrur por nuk mund te thuhet kjo sot kur ato jane renuar.

Pas viteve 44 aty kane qendruar shume familje dhe ca nga moskujdesja e ca nga vitet pa vene dore eshte katandisur si i thone fjales per t`i  zene punet nga e para.

Dime qe dhe eshte rikonstruktuar, mbas viteve 70 e me pas po perseri ka nevoje per te vene dore se eshte dhe nje atraksion turistik.

Nuk ka te huaj qe vjen ne Gjirokaster dhe ka ne celular foton e kesaj shtepia dhe mos ktheje koken per ta pare nga afer. E ardhmja e kesaj shtepie legjende ne histori dhe mrekulli ne vlerat e saj eshte krenari per qytetin.

Profesor Emin Riza ne librin“Qyteti–muze i Gjirokastres”ka shkruar se “ Banesa e Kabilajve eshte padyshim nje kulm i baneses gjirokstrite, i cili vjen i natyrshem duke qene i paraprire nga realizime te shumta e te shenuara te se njejtes fryme”.

What do you think?

Written by Admini

Kujtesë/ Në Bar-Lulishten e ish-Pallatit të Kulturës në Gjirokastër ku të Shijonte Birra e Korçës, Qoftet dhe Mezet që Bënte Jorgo Muka , Muzika dhe Shërbimi me Humor i Herkuran Shanes!

Të Lumshin Duart Eli Zhulati!Mjeshtre në Punët e Dorës dhe në Gatime Tipike të Traditës Gjirokastrite