in

Thënie, Përshkrime dhe Vargje për Gjirokastrën nga Krijues Gjirokastritë-Gjeni Kush i Ka Thënë ?!

Disa thënie, përshkrime dhe Vargje për Gjirokastrën nga Krijues Gjirokastrite.  Gjeni se kush i ka Thënë ?!

Ati afer nje fik i eger. Mure te larta rrethojne shtepi me di kate. Ballet e ture bien me avli me pennxheret veshur me kafase.

Sa here qe i shikonte nga poshte keto shtepi te ndertuara nje mbi nje, Ismaili kishte kete pershtypje te cuditshme : ato i dukeshin di shkembenj te bardhe, te keputur nga buza e malit, si te varur pezull rreze Keculles, si te mberthyer atje, qe te mos rrokulliseshin  e binin poshte ne lume…

Zakonisht kur kthehesh ne vendlindje, gjithçka te duket si e zvogeluar, perfshire ketu shtepite, muret dhe oborret e tyre. Por ka qytete ku njeriu provon nje ndjesi te kundert. E tille eshte Gjirokastra, ky qytet qe s`rresht se befasuari.

Nje shtyse dhe ndjesi e brendshme, disi e pashpjegueshme, i ka shtyre dhe i shtyne shume gjirokastrite qe te shkruajne per qytetin e tyre.

 

Ne Gjirokaster ndjehesh i mrekulluar ne çdo kohe, ne cdo stine: si ne pranveren e bute e te bleruar kur shperthejne lulet e shtogjeve, te lofatave, te qershive, te bajameve dhe kur krahas tyre e mbulon si kurore e gjelber Keculla, ashtu edhe veren e nxehte kur te gjithe njerezit, duke kerkuar hijet, ecin rreze mureve te larte…

Nuk ka Shqiperia

As bota e tere

O pike e floririt

Mbi malin e Gjere.

 

Gjirokaster hane –hane

E mençur dhe kapedane

Ke lindur nga Mali i Gjere

Syri yt sheh larg perhere

Çdo shtepi keshtjelle guri

Kush te pa e nuk te mburri.

What do you think?

Written by Admini

Gëzuar, Datëlindjen Robert Ndrenika!

Sokol Balla: Në Hong-Kong Njihet Më Shumë Enver Hoxha