in

Sokol Balla: Në Hong-Kong Njihet Më Shumë Enver Hoxha

Shqipëria mori për herë të parë në historinë e saj presidencën e OSBE-së, ku marrin pjesë 57 shtete në të gjithë Europën.

Pavarësisht këtij fakti që për ne shqiptarët përbën një super lajm, ka ende shtete në botë që për Shqipërinë nuk dinë asgjë dhe të vetmin shqiptar që njohin është Enver Hoxha.

Kështu rezulton edhe në Hong-Kong ku gazetari Sokol Balla njofton përmes një video të postuar në Instagram se njerëzit atje kanë shumë pak informacion për Shqipërinë dhe të vetmin shqiptar që njohin është Enver Hoxha. Gazetari ka sjellë një bisedë të zhvilluar me një shitës suvenirësh i cili është surprizuar nga takimi me një shtetas shqiptar dhe ka thënë se i vetmi shqiptar që njeh është ish diktatori Hoxha. Shitësi thotë se Shqipëria është vend mik i Kinës dhe i Maocedunit. Pas Hoxhës ai nuk kishte më asnjë informacion për Shqipërinë.

“Ditën që Shqipëria mori drejtimin e OSBE, takova në stacionin e trageteve në  Hong-Kong, shitësin e suvenireve Fen. Ai u habit kur mori vesh origjinën, pasi ishte hera e parë që takonte një shqiptar. Shqiptari i vetëm që njihte, ishte Enver Hoxha”, shkruan gazetari Sokol Balla teksa publikon bisedën me shitësin.

What do you think?

Written by Admini

Thënie, Përshkrime dhe Vargje për Gjirokastrën nga Krijues Gjirokastritë-Gjeni Kush i Ka Thënë ?!

Urim dhe Mirënjohje për Studjuesen Meliza Krasniqi për Monografinë Kushtuar Musine Kokalarit