Ne qytetin e Gjirokastres, gjate Dhjetorit e ne prag te Vitit te Ri, dyqanet e perimeve e frutave, te perziera, ne vitet `55 e larte, gjysma shteterore e disa akoma private, tregtonin edhe fruta te thata, disa nga te cilat bashke me arre, bajame, lajthi etj.vendoseshin ne tryezen e vitit per mysafiret.
Nga frutat e thata, po jo ne çdo shtepi se ishin te pakta e diçka kushtonin me shume se te tjertat, ishin dhe Çiçibunet, te njohura ne Gjirokaster po pak ne Shqiperi.
Kete lloj fruti qe nuk e gjeje ne dyqanet e tjera, as tek Kola ne Varrosh, as tek Dyqani Galo Xhikut dhe as tek i Sako Berberit, e tregtonte vetem shitesi privat Medi Çiço.
Nuk dime te tregojme se nga e binte, dime vetem qe dyqani i tij ishte me emer ne mes te pazarit, aty gjeje cdo gje te stines dhe fruta te tjera qe as kultivoheshin ne Gjirokaster.
Kujtojme se ne Gjirokastwr ka patur 3 apo 4 peme te larta, goxha te rritura, ne hyrje te qytetit, tek Postblloku.
Ishin apo jo Çiçibune te verteta kete nuk mund ta themi, po emrin keshtu e kishin- çiçibune. Vecse nuk ishin si ato te pazarit, te dyqanit ku shiste privati i mire Medi Çiço, tere leng dhe te embla, mjalte.
E megjithate ne kohe qe piqeshin e femijet i shkundnin nga pema, per ta ishin te pelqyeshme, se embelsonin gojen, ndersa te rriturit i shikonin dhe nuk i trazonin, ndoshta i trajtonin si jo te buta.
Ky lloj fruti qe ne Gjirokaster eshte quajtur Çiçibune, ne Tirane, Vlore e gjetke quhet me emer tjeter.
Nuk jemi te sigurte por dhe mundet.