Ne 24 Maj 1950 personeli mjekesor dhe ai ndihmes i spitalit te Gjirokastres filloi nga puna ne godinen e re në kushte për të përballuar gamën e ekzaminimeve, duke rritur cilësinë shkencore të punës së personelit shëndetësor.
Në vitin 1955 krijohet pavioni i grumbullimit të gjakut, në të cilën u arrit të sigurohej 500-600 kg gjak në vit për nevojat shëndetësore.
Kapaciteti për shërbimin Spitalor “Omer Nishani” Gjirokastër ishte 450 shtretër. E ndarë, 120 shtretër në s
hërbimin e pathologjisë, 70 shtretër në shërbimin e kirurgjisë, 80 shtretër në shërbimin e pediatrisë dhe pjesa tjetër i përkiste maternitetit. Njëkohësisht në vitin 1956 po në godinën e Spitalit të sotshëm, u vu në funksion shërbimi i sëmundjeve infektive dhe okulistika.
Shërbimi i infektivit me Dr. Ali Deliallisi mjek internist – infeksionist, realizonin studime mbi epideminë e sëmundjeve, si burceloza etj.
Shërbimi i pediatrisë me në krye dr. Vasil Jorgji ishte një ndër modelet e profesionalizmit të komunikimit njerëzor dhe shkencor.
Shërbimi i kirurgjisë drejtuar nga Dr. Jorgo Kaci përballonte kapacitete të diagnostikimit dhe ndërhyrjeve kirurgjikale të suksesshme.
Në shërbimin e pathologjisë mjekë të shquar si Aleksandër Kalivopulli, kanë lënë emër për të vazhduar ecurinë dhe traditën e Spitalit Rajonal. Krahas kësaj pune kolosale e ngritur me mund dhe përkushtim, shërbimi Spitalor Gjirokastrit vazhdon të shfaqë kapacitet profesional dhe shkencor.
Dija shkencore mbi të cilën u themelua Shërbimi Spitalor, vazhdon të jetë udhërrëfyese dhe në ditët e sotme të ketij sherbimi.
Burimi;Konferenca e III – të Rajonale e Shërbimit Shëndetësor Spitalor Gjirokastër me teme “ SË BASHKU PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR SPITALOR NË KOMUNITET” organizuar me niciativen e grupit te punes Dr. Shkencor Vjollca Koko, Dr. Murat Kaçi dhe Mcs Mimoza Llavdaniti, me mbeshtetjen e drejtorise se spitalit dhe firmave farmaceutike CFO Farma, Farma Net.