Në vitin 1984 ne piken turistike te Këculles në Gjirokastër u shtrua nje drekë per Kryeministrin e Bavarisë Franz Josef Strauss.
Z. Strauss vlerësoi gatimet karakteristike të kuzhinës gjirokastrite por më shumë pëlqeu mishin e qengjit të pjekur në hell të stolisur, që në krye të trapezit i uronte mirëseardhjen me “buzëqeshje”.
Vite më pas, po në sallën e madhe të pikes turistike te Këculles, i biri, Max Jozef Strauss, i ftuar per nje vizitë pune në Shqipëri nga biznesmeni gjirokastrit Harri Lena, që ka ekskluzivitetin e shitjes të makinave të markës BMV, ndryshe nga i ati i tij, preferoi pashaqofte, mish lepuri dhe qifqi, gatuar me shije nga kuzhinieri Vangjel Sharko.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës më 25 nëntor 2017 në Këln të Gjermanisë, nderoi në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe si shprehje të vullnetit më të sinqertë për të vlerësuar një mik të shqiptarëve, me Dekoratën më të lartë të “Flamurit Kombëtar”, Kryeministrin e Bavarisë në periudhën 1978-1988 Franz Josef Strauss (pas vdekjes). Medalja iu dorëzua vajzës së tij, eurodeputetes gjermane Monika Holhmeier.
(Link: http://president.al/?p=47047 )
Ish-Kryeministri bavarez Franz Josef Strauss zë një vend të veçantë në memorien kolektive të shqiptarëve.
Ai është politikani i vetëm perëndimor që vizitoi Shqipërinë e izoluar komuniste para rënies së Perdes së hekurt, një ndër politikanët e paktë gjermanë dhe kryeministër i Bavarisë që ruante kontakte me vendet e Europës Lindore.