in

Ja Si e Festuan Gjirokastritët në Boston, SHBA dhe Rethinat e tij Festën e Vitit të Ri!

Familjet gjirokastrite ne Boston, SHBA dhe rrethinat e festuan bashkë darken e Vitit te Ri 2020!

Edhe kete vit e festuan se toku duke organizuar mbremje festive, por dhe ne familjet e tyre duke u mbledhur ne nje tavoline te perbashket te aferm e miq, me gatime te shumta tradicionale.

Urojne njeri-tjetrin me telefon dhe tani edhe ne rrjetet sociale ane e mbane botes. Mbremjet festive  organizohen sipas vendit ku banojne dhe njohjeve e lidhjeve te vjetra e te reja midis tyre.

Ne Boston dhe rrethinat e tij ka nje komunitet relativisht te madh shqiptaresh.

Shifrat jo zyrtare flasin per 10-15 mije shqiptare, midis tyre jane dhe shume gjirokastrite e nga krahint e saj. Kur afron viti i ri gjithsekush qe ka ndermend ta festoje bashkarisht vrapon te kontaktoje organizatoret per te konfimuar pjesemarrjen. Ne rrethinat e Bostonit organizohen 3-4 darka te tilla.

Per atmosferen dhe darken e nderrimit te viteve ne Hotel Sheraton qe shikon ne foto, na shkruan Koço Mosko: 

Kete vit disa familje nga Gjirokastra dhe fshatra te saj moren pjese ne nje darke qe organizohej nga nje grup nga Tirana ne Hotel Sheraton.Ishin mbi 30 gjirokastrite dhe kaluan shume bukur. Zhusti, djali Viktorit me grua femije, Tomi Bita me Ledionen, Kristo Kristidhi, Kosta Mako me gruan femije, Artion Zerva me grua e femije, nga fisi Beci nga labova e kryqit, nga fisi Naçiku, etj.

Fisi me i madh ketu eshte fisi Sevi me origjine nga fshati Mingul, qe me krushqira e miqesira kalojne mbi 100 vete. Nga fiset gjirokastrite., nga ata qe njof e kam afer jane: Mezini, Beja, Kokalari, Çano, Berberi, Çene, Bozgo, Shtino, Ahmeti, Minga, Koci, Peri, etj.

Gjate darkes, u kercyen valle e u kenduan kenge nga te gjithe trevat shqiptare.

Darka u hap me nje valle pogonishte, qe me pas ja la vendin serenatave korcare e kengeve shkodrane ku kendohen nga e gjithe salla. Pastaj valle nga te gjitha trevat e ndonje vallzim i bukur. Aty afer afrimit te vitit te ri vershojne kenget e vallet e gezuara tiranase. Me pas xhamadani vija- vija ku kercimtaret e ata qe e ndjekin nga tavolinat behen njesh duke kenduar e hedhur valle dhe me pas Kenga Kuq e Zi arrin kulmin. Keshtu gjithe te gezuar uruan vitin e ri qe tashme ka ardhur.

Keshtu u festua nga shqiptaret dhe familjet gjirokastrite ne Boston, sic do vit po dhe me bukur ardhja e Vitit te Ri 2020 me urimin e perbashket

“ Gezuar dhe nga mot me mire!”

What do you think?

Written by Admini

Nga Arqile Hila Mësojmë se Doli në Qarkullim Libri “PERLA E JUGUT” Kushtruar Aktores së Njohur Liza Laska me Autor Andrea Petromilo

Dibranët Janë “Më Pijedashësit” e Vendit”. Po Qarku i Gjirokastrës sa Shpenzon për Pijet Alkolike?!