Vasil Bakalli në Tablonë e Piktorit të Njohur Edi Kojani- Gati Lakrori i Pjekur në Furrën e Premtos në Qafë të Pazarit të Gjirokastrës për Darkën e Vitit të Ri!
Nuk eshte e lehte te marresh rrugen perpjete Varroshit te qytetit te Gjirokastres ne kerce te dimrit me tepsine me lakror ne duar per ta pjekur ne zjarrin dhe hirin e ngrohte te Furres se Premtos ne Qafen e Pazarit!
Po kete “shetitje”ne borre e ne akull Vasua i Bakallit siç e quajne ne Pazar e ne Varroshin ku ka lindur dhe po pleqerohet me kembe e me duar, e ka bere me vite, qe djale i ri, i pandare kurre nga jeta e pazarit, 55 vjet e ca pune ne shtet e privat.
Tani punen e ka lene dhe kur shkon jo per t`u engledisur po per t`u dhene forme dhogave per nje gje qe i duhet, se nuk eshte me i pari dhe punonte me burrin e mire te Gjirokastres, te paharruarin Xhelo Sejdo, nje jete bashke,te pandare nga pazari.
Vasil Bakalli ne tablone e piktorit te njohur nuk ka dale per fotografi, per t`u dukur.Eshte Vasua i vertete, burre Pazari, edhe pse me tepsi me lakror ne duar. Eshte original, ne kembe dhe i buzeqeshur sic e ka ne natyre, i mire dhe artistikisht, sic shprehen edhe miqte e tij ne FB:
Vasi Muka: Lum gjirokastritet qe do blejne keto piktura! Te lumte Edi!
Kristaq Xhumbi:Pikture me ndjenje Varroshi, bora, Vasil Bakalli dhe lakrori duket sikur flasin! Edhe nje here Gezuar!
Etleva I. Cabej: Gezuar! Respekt per dajo Vason!
Romeo Devolli: Edi, ke bere nje pune te tille qe duket sikure fton shikuesin per te marre nje cope lakroriUrime!
Irena Shehu: Nipi i mire ka derdhur ne telajo jo vetem talentin, por dhe dashurine per dajon duke e vene ne qender te saj.
Athina Qurku Voda:Vaso Bakalli, nje nga simbolet e pazarit.
Ylli Asllani: Pikture e ndjere qe vetem me nje detaj te zgjon nje bote te tere perjetimesh emocionale te pasdites se fundvitit!
Ervis Ymeraj:Gati bakllavaja Edo…
Natasha Hoxhara Kalis: Me bukur nuk behet. GEZUAR !
Nje urim edhe nga miqte e gjirokastra online per dajon dhe nipin, Vasil Bakallin dhe Piktorin Edi Kojani:
“ Gezuar , shendet e te mira ne Vitin e Ri 2020!”