in

Vajza Lunxhote me Kostum të Nusërisë që Bukuritë e Lunxhit merr me Vete…

Për namin e madh që ka kostumi lunxhot i vleresuar nga studjues vendas e te botes, nga udhetare të mëdhenjë  si Bajroni, etj. në Festivalin Folklorik të 1968 në kalanë e Gjirokastrës u vendos një vajzë e veshur me këtë kostum për të ngritur në bedenat e kalasë Flamurin Kombëtar.

Në cdo kohë ky kostum ka zënë vend në faqet e librave, revistave dhe gazetave, ashtu me vone ne ekranet e TV dhe është prezantuar në koncerte dhe panaire kombëtare e ndërkombëtare.

Eshtë fakt:

Kostumi është promovuar i veshur nga vajzat dhe nuset më të bukura të krahinës së Lunxhit, si kjo vajzë lunxhote me ballin “ mbushur “ me pllaka floriri të madhësive të ndryshme deri dhe të vogla.

Shtojmë se dhe gjoksi i femrës zbukurohej me gjerdanë, me flori dhe këto të madhësive të ndryshme, ndërsa në vesh vajzës apo nuses i vinin vath me kapësa argjendi e monedha ari me zinxhirë, qëndisur me dorën e artizaneve të shquara lunxhote që për përgatitjen e një kostumi punonin dhe me muaj.

Kostumi i nusërisë, sipas studjuesit të kulturës lunxhote, i paharruari Dhosi Margariti, përbëhej nga pesë copë: ”  Këmisha e linjtë në fund me nje brez të argjent punuar me fill ari, me mëngë të gjera me tantella e me jakë tantelle, fusta e përbërë nga një basmë një ngjyrëshe me lule, ne fund kadife e zezë ose blu e qëndisur po me lule shumengjyrëshe e cila vishej mbi këmishë dhe më e shkurtër se e para. Dollamaja, xhaketë prej basme me astar me mëngë të gjata të qëndisura, vishet mbi fustan dhe mëngët dalin mbi mëngët me tantellë të këmishës etj”.

Këto e të tjera pjesë të kostumit lunxhot e bëjnë atë të famshëm e të pa arritshëm, thesar të kulturës materiale kulturore të popullit tonë.

What do you think?

Written by Admini

Ja me sa përkushtim punonin mësueset për gjallërimin e jetës kulturore në Gjirokastër  nga viti…

Mesazh i Kengetarit te Shquar te Kenges Polifonike te Gjirokastres Arjan Shehut: “Jeni me te Miret ! …