Shprehjen “ I sigurove arrët e Vitit të Ri ?” në sistemin e kaluar shqiptarët e kishin në majë të gjuhës, ashtu dhe gjirokastritët.
Arrët nuk ishin të gjendura me shumicë, të kërkuara dhe të domosdoshme sidomos në prag të Vitit të Ri, kur amvisat nisnin të hollonin e të pikonin petët e bakllavasë, kurorën e trapezit, bashkë me mishin e verën,në darkën e ndërrimit të viteve.
Ne familjet gjirokastrite hiqeshin dhe menjanë, në ruajtje, jo nga kursimi por që të gjëndeshin për bakllavanë apo dhe ndonjë ëmbëlsirë tjetër, edhe larg syrit dhe limaksisë së fëmijëve, të dëshiruar për to.
Në prag të Vitit të Ri, arrët futeshin dhe në pakot që shpërndaheshin dhuratë për fëmijët e dalluar në mësime, me një lodër dhe fruta, portokalle, mollë apo mandarinë.
Më të pëlqyera e të kërkuara ishin arrët e Labovës së Kryqit, të zonës së Odriesë e Lunxhërisë, të Selckës etj. kokërr mëdha, me tul e jo të thata apo të prishura brenda. Ato dhe sot që arrë vendi e nga bota ka me shumicë, sa të duash e në çdo kohë, sa dalin në treg nuk bien në sheshë.
Në tregun e Gjirokastrës njihen fshatarët që i kanë dhe bëhen porosi dhe më parë , për t`i përdorur për bakllavanë e vitit apo dhe si ushqim, disa kokrra në ditë, se janë me përmbajtje të larta kalorish dhe yndyrnash.
Ato e arrwt e tjera tw vendit e tw botws, shkencëtarët i kanë vlerësuar ushqim super për njeriun, të pasura në vitamina, B1, B2, B3, B5, B6 dhe acid folik, të pasura në hekur, magnez, kalium, zink, etj dhe , nga studimet, në SHBA, Spanjë, Izeael, etj. tregojne se ngrënia e 2-3 arrave në dite stabilizon kolesterolin ul tensionin e gjakut dhe parandalon sëmundjet e arteries koronare, zvogëlon rrezikun e mpiksjes së gjakut që mund të shkakëtojë atakun e zemrës, apo vaji i arrës që ka veti të shkëlqyera si astringent, ndihmon për të mbajtur lëkurën të butë, përdorur me sukses si ilaç në terapinë tradicionale të lëkurës me masazh si dhe nga industria farmaceutike dhe ajo kozmetike.
Këto e të tjera vlera te arrëve dhe mirë më parë nuk njiheshin po ama vleresoheshin në përdorim, si në gatimet brenda shtepisë po dhe restorantet e punishtet e ëmbelsirave.
Dhe në mbyllje të këtij shkrimi për arrët, si thoni, a përdoret sot shprehja “ I sigurove arrët e Vitit të Ri?!