in

Mesoni si e pergatit Sherbetin me Manxurane Kozeta Içi, Mikja e Faqes tone

Kozeta Içi nga lagjia Cfake e Gjirokastres ka disa vite me familjen ne Athine.

Ajo eshte Mike e faqes tone dhe deshiron te ndaje me ju menyren e pergatitjes se sherbetit me manxurane.

Ne shtepine e saj te jetes gatimet tipike te vjetra te qytetit jane trasheguar nga gjyshja Zejnebi dhe stergjyshja Hriko, ashtu dhe sherbeti me manxurane që te zbut gryken dhe “rrufiset” pak e nga pak per te shkuar kohen ne mengjeset apo mbremjet e ftohta te dimrit.

Shijen e sherbetit me manxuare e shijonte shume edhe gjyshi i saj, sekretar komune në Martanesh dhe mik me baba Faje Martaneshin. Kur mblidhej ne shtepi e donte nje filxhan me manxurane.

Kozeta thote:

“ Unë jam shumë e dashuruar me trashëgiminë materiale dhe shpirterore te Gjirokastres dhe gjithshka të bukur që kemi trashëguar nga brezat e kaluar, ashtu dhe gatimet karakteristike. Kur vija ne shtepi, ne Cfake, jo se nuk dija po me shijonte shume kur sherbetin me manxurane e pergatiste Leta Içi, nusja e xhaxhait, Hysenit, e cila respektonte kete radhe ne pergatitje:

1 filxhan ujë

2-3 lugë sheqer

1-2 dege të vogla manxuranë.

Ne filxhanin me uje ne xhezve hidhte dy tre luge te vogla sheqer (sipas gustos) dhe në sherbetin e embel një dege manxurane.

I ziente mirë që të “të lidhej”. Pas zierjes sherbetin e linte te ftohej pak dhe pastaj e hidhte ne filxhan. Keshtu e pergatise edhe une kur mblidhemi me shoqet. Sherbeti me manxurane ka shije te veçante”

Provojeni dhe ju te tjeret se gjirokastritet e dine mire sesa i shijshem eshte sherbeti me manxurane !

What do you think?

Written by Admini

Bashkia Dropull jep e Para Sinjalin per Celjen e Fushates se “vonuar” te Pyjeve dhe Mbrojtjen e Tokes nga Erozioni

Nderohet me Simbolin “Çelësi i Qytetit” të Gjirokastrës Regjizori i Njohur Rus Yoriy Arabov