Kishte nisur Lufta e Dyte Boterore dhe nje shtepi e madhe ne Manalat kalonte dite te veshtira. Ngjarje per anetaret e familjes ishte kur nga Amerika iu vinte ndonje pako me miell, ushqime dhe veshje.
Për nje nga pakot ka dhe një histori qe kujtohet nga te sotmit e shtepisë së madhe në Manalat.
Nga dy pako, njëra me e madhe e tjetra me e vogel, hapën ne fillim pakon e madhe ku kishte miell, sheqer, kafe dhe veshje. Pakua tjetër me e vogel e mbeshtjelle me leter ngjyra ngjyra dhe vija vija ngjalli kureshtje me te madhe. Me nje pako te tille ne madhesi, forme dhe amballazh ballafaqoheshin per here te pare dhe ne heshtje prisnin te mesonin se ç`kishte brenda.
Mund te këtë lodra, fletore ose paisje shkollore, tha kryefamiljari dhe, kur e hapi, nuk e fshehu dot kenaqesine. Per te dhe te tjeret ishte moment i papritur dhe emocionues.
Është Kek amerikan, ëmbelsirë, e ngjashme me pendispanjen qe bejme ne po pa sherbet, -vazhdoi ai.
Keku amerikan ishte si buke e fryre dhe s`kish gje te përbashkët me buken e grunjte apo kulaçin e embëlsuar te shtepise. Ishte i pa prishur, me aromë karafil dhe kanelle dhe kur e provuan shume i shijshem.
Nga ajo dite kjo histori e ndodhur ne shtepine e madhe Femera ne Manalat mbahet mend dhe tregohet si kujtim i larget e sjellje e dashurise se madhe të motrave per Haki Femeren, vëllanë e tyre ne Gjirokaster qe, kur ishte ne Amerike, Kekun Amerikan e pelqente shume dhe ato, edhe pse kohe lufte, ia derguan me pako nga Amerika per ta embelsuar.