Nje nga zakonet e ceremonialit te dasmes ka qënë dhe Dita e Druve.
Gjate kësaj dite shkohej për përgatitjen e druve të dasmës.
Ja si organizohej kjo dite në fshatra të Labërisë:
Dy ditë para dasmës gra, vajza e djem në pyll mblidhnin lule dhe gjethe te njoma dhe me to stolisnin dy drunj, njëri si dhëndër e tjetri si nuse. Ngarkonin kafshët me dru dhe, me dy drutë e stolisur përpara, në shtëpinë e dhëndrit shkonin duke kënduar.
Në Përmët
Ditën e hënë shtëpia e dhëndrit ftonte nuset dhe vajzat e fshatit për të mbledhur drutë e dasmës. Zbrazja e një pushkë ishte sinjali i nisjes për grumbullimin e druve ne pyll.
Gjatë kthimit, mbi portën e shtëpisë së dhëndrit vendosnin disa ashkla dhe nje rrobë të kuqe që njerëzit të mësonin që ajo shtëpi bënte dasëm.
Ndërsa në Zagori
Ishte zakon në kalin e nuses vendosnin një kukull ose nje dru lisi te zbukuruar si dhëndër që e hidhnin në catinë e shtëpisë.
Në krahinën e Kolonjës
Drutë e dasmës i përgatitnin dy apo tre javë përpara ceremonisë. Kur djemtë e fshatit ktheheshin me kafshet ngarkuar me dru, në shtëpinë e dhëndrit shtrohej një gosti.
Në fshatin Mursi të Sarandës
Drutë e dasmës i përgatitnin vajzat dhe gratë e fshatit që, kur afrohej mbremja, lidhnin barrët me litar të kuq e të bardhë dhe, sa arrinin në shtëpinë e dhëndrit, ftoheshin për darkë.
Për Ditën e Druve këndoheshin edhe vargje ;
Pa shih, pa shih sec sillet –o
Er` e karafiles –o,
Drutë që po nxirren-o,
Gjithë këto që bëhen –o
Për ty e për nusen-o.
Vargje të tjera :
Taramana e ububu,
Po na vjen një kalë më dru,
Dil, moj nuse, me i shkarku.