Mësoni kush ishin disa nga 70 mjekët e parë të Gjirokastrës që studjuan jashte vendit.
Historia e mjekesise gjirokastrite eshte e lidhur me mjekët e parë nga qyteti dhe krahinat që studiuan ne shkollat e para qe u hapen ne 1835 ne Stamboll dhe l837 ne Athine te Greqise, por dhe ne France, Itali e Austri.
Ato i mbaruan 70 mjeke nga Gjirokastra e fshatrat rreth saj. Disa, me te shquarit, përmendem Dr.Reuf Angoni, Dr.Haki Babameto, Dr. Haxhi Pumo, Dr.Hajrulla Harxhi, Dr.Beqir Puto, Dr.Ismet Gega, Dr, Besim Harxhi etj.
Sherbimet e para mjekesore filluan pas vitit 1914 dhe vazhduan 4 vjet ne spitalet ushtarake qe u hapen gjate okupacionit Grek dhe Italian, ndersa ne vitin 1922 u hap dispanceria e pare me kapacitet 12 shtreter ne nje shtepi ne lagjen Teqe. Aty sherbente nje mjek dhe dy infermiere dhe personel ndihmës.
Mjeku i pare ishte Izmet Gega i specializuar ne Samboll, dhe me pas mjeku Hajrulla Harxhi si dhe Beqir Puto, Telemak Laboviti, Kamber Malile, Asllan Karagjozi, mjeku Çoçoli etj.
Ne vitin 1933 ky sherbim u transferua ne lagjen Hazmurat ne shtepine e familjes Kadare (ku dikur ishte poliklinika). Ne vitin `35 kapaciteti i spitalit arriti ne 60 shtreter me kirurg dr.Vasil Laboviti dhe pathollog dr.Tasim Karagjozi që, kur shkonte nga njera ne tjetren lagje per vizitat e banoreve ecte kaluar në kalë. Punonte me pas dhe mjeku Astrit Karagjozi qe doli partizan dhe ra deshmor per lirine e vendit.
Mbas çlirimit u shtuan sherbimet, mjeket dhe nga fundi i vitit 1946 u hodhen themelet e spitalit qe eshte sot dhe qe u inagurua ne vitin 1950. Mjeket e kesaj periudhe ishin: Vasil Laboviti, Aleksander Kalivopulli, Vasil Jorgji, Thoma Zhusti, Sotir Velo, Zyrdi Tepelena dhe nd/mjek Sotir Kote, Ferdi Saraci etj.
Spitali kishte 140-200 shtreter me 185 veta personel. Viti l951 shenoi nje ngjarje, u ngrit shkolla e infermierise dhe vit pas viti u shtuan dhe reparte te reja me mjeke specializuar si dr. Drago Vujanovici, Kristaq Duka, Tahir Bitri, Adem Harxhi okulist, Filip Kote gjinekolog, Daut Baboci otorinolaringolog, Koço Andoni etj.