in

A e dinit se Albert Ajnshtajni ka Shpëtuar disa Gjirokastritë nga Dënimi me Vdekje!?

Njeriu me i famshëm i shekullit 20-të, Albert Ajnshtajn ka ndihmuar që disa gjirokastritë kundershtare te regjimit te Zogut, t`i shpëtonin denimit me vdekje dhe burgimit te perjetshem.

Ja historia:

Ne vitin 1932 ne Shqiperine e Jugut shpertheu nje levizje e fuqishme antizogiste dhe me 7 gusht, ne Gjirokaster, u burgosen nje tog burrash, ndërmjet tyre dhe gjirokastriti Shemsi Hajro.

Lidhur me zhvillimin e gjyqit, denimet dhe se cfare ndodhi me pas me te burgosurit ai ka shkruar:

“Pas pergatitjes se procesit, na nxuarren ne gjyq dhe, mbas disa seancash gjyqësore, ku pjesemarrja e popullit dhe e perfaqësuesve te huaj ishte e madhe, u deklaruam fajtorë si njerez që deshem te rrezonim me forcë dinastine mbreterore. 7 veta u denuan me vdekje, 9 veta me burgim te perjetshem, 12 me 15 vjet dhe disa te tjere me denime me te ulta. Për mua u pa e drejte, sic duket nje denim prej 15 vjetesh privim lirie.

Dua te permend se ekzekutimi i të dënuarve me vdekje nuk u bë, nga që opinion publik brenda e sidomos jashte shtetit, kerkoi me kembengulje t`u falej jeta.

Në ndihme te tyre erdhi humanisti i madh Ajnshtajn, i cili telegrafisht dëshëronte nga Zogu, te mos zbatohej dënimi i vdekjes.

Anulimi i ekzekutimit me plumb na gëzoi te gjithëve së tepërmi, por jeta e burgut ishte e rëndë.

What do you think?

Written by admin

Ju Kujtojmë Klubin e Picarit dhe Klubin e Sofratikës!

Gjirokastra me 697 burime turistike. Po si shfrytëzohen?!