Fjalet nuk ndahen as ne te mira e as në të këqija. Ato jane te lira e përdoren nga kushdo. Ka fjale që na gezojnë dhe emocionojnë po ka dhe që na “lëndojnë” apo “hidhërojnë”.
Njera nga milona fjalë ështe dhe fjala “kolaq”, jo shume e përdorshme po që “qarkullon” në tregun e fjaleve.
Kjo fjalë, për gjirokastritë e të tjere është e njohur por jo të gjithë e dinë si e ku u tha per here të parë, cila eshte ndodhia apo historia që nisi e mbeti dhe sot per t`u treguar.
Thonë po hajde ta besosh që gjirokastritët janë dorështrëguar. Ata nuk janë të tillë. Përkundrazi, me tradita e zakone te mira, edhe nikoqirë e mikpritës.
Por ja që ne biseda te zakonshme, disa edhe thonë shpesh me tendencë dhe jo se personi është e vërtetë: “Ti je kolaq!”. Kjo shprehje përdoret jo vetëm për gjirokastritët në fakt por dhe për të tjërë.
Të vjen të “pëlcasësh” se kjo kategori, edhe pse të pakët, më shumë e kanë me gjirokastritët edhe pse kuptimin si fjale dhe te vërtetën si ngjare nuk e dine e prape e perdorin.
Po cila eshte ajo? Si dhe ku lindi për here te parë si fjalë e histori?
Ja ngjarja e përcjellë:
Në lagjen Varosh te qytetit te Gjirokastrës në një nga dyqanet e perimeve shitësi quhej Kolë. Ai ishte njeri i ndershem dhe detyren si shitës privat e kryente në menyre shembullore. Mallin e kishte shume te mire dhe cilesor.
Në mëngjes, përpara se te hapte dyqanin, shkonte tek Ura e Lumit ku aty, kalonte neper duar perime e fruta te fshatarëve. I merrte ato dhe i sherbente te fresketa.
Në dyqanin e Koles, thone dhe sot, gjeje çdo gjë, dmër e vere vetëm prodhime bio.
Kola kishte nam edhe si shitës që nuk hante ne kandar, perkundrazi, për t`i mbajtur klientët jepte dhe me shume.
Këtë e dinin të gjithe klientët se, kur peshonte, shikonin që kandari anonte nga ana e tyre, pra e blerësve. E dinte kete edhe Kola, po bënte sikur nuk shikonte, dhe hidhte dhe ndonjë koment.
Blerësit e asaj kohe, edhe ata te ndershëm, i thoshnin:
“O Kolë kaq…”, “O Kolë aq…” dhe kështu “nga aq e kaq” Kolës së mirë i mbeti nofka “Kolaq”.
Ja kjo është e gjitha, e tëra, histori e ndodhur ketu e 70 vjet më parë në dyqanin e Kolës në lagjen Varosh të Gjirokastrës që qarkullon dhe sot e kesaj dite.
Për ata që nuk e dinë, sipas fjalorit, fjala kolaq ka kuptimin lajkatar, njeri që bën lajka te tepërta.
I tillë shitës ishte Kola që i mbeti nofka Kolaq!