Këpucari Kristaq Aleksi nga lagjja Varosh e Gjirokastrës eshte nga te paret që bashkoi veglat e punes për krijimin e repartit te artizanatit ne qytet dhe deri ne pension doli nga reparti i riparimit te këpucëve me njesi ne godinen e re që u ndertua perballë me atë të Këshillit të Qarkut sot.
Në krye te repartit xha Kristaqi, sic i flisnin, ishte pritës i klientëve.
Kepucët per riparim i ndante sipas proceseve te punes per cdo këpucar, i vjetër apo i ri në moshë. Për vete, edhe pse përgjegjës reparti, bente punën më të vështirë që kërkonte cilësi te lartë, të qepjes së këpucëve.
Nga dija dhe puna e tij profesionale mësuan shumë këpucarë të rinj të qytetit që ne vitin 1964 filluan punë në fabrikën e këpucëve.
Nga vitet `60 e larte në repartin ku sherbente drejtonte kursin 3 dhe 6 mujor me të rinj nga fshati që përgatiteshin këpucarë për njësitë e sherbimit te riparimit të këpucëve ne fshatrat e tyre.
Xha Kristaqi nuk kujtohet vetëm si mjeshtër në profesion te cilin me dashuri ua mësonte kepucarëve të rinj, por edhe për natyren e tij gazmore, humorin e hollë e të mencur që e dallonte nga shume te tjere ne ndërmarrje dhe lagjen ku kaloi pleqërinë.