in

Në Odanë e Grave – Kush e Mban Mend… Një Herë Ishte… Kishte Lezet!

E para që nxorri vajzat e gjimnazit me kilota në Bashte të Teqesë për të lojtur volejboll e basketboll është Nevrua e Tole Angonit. Edhe Tolua i palodhur ne punet e shkolles, ne Bilologji, me eksperimente e kopshte që i shikonin dhe mesues që vinin nga rrethet.

 

 

Ju kujtohet, kodra përballë shkollës Koto Hoxhi?

E mbushi me pemë e nën të kopshti, edhe lule, edhe perime. Ç`të thuash! Tani nuk janë më!

 

Sa di unë, dhe Lejla Hashorva që u martua ne Elbasan, si Nevrua dhe ajo mësuesja e parë e fiskulturës në këtë qytet theu tabutë e kohës, bindi dhe ajo vajzat e Elbasanit te visheshin me kilota për të marrë pjese në ekipet e manifestimet që u organizuan më pas.

 

Xhexhe Aretija, Jajaja siç i therrisnin nipërit e mbesat e shumtë, ishte bile nga Kabilajt e Varroshit, Vajze e Naso Kabilit dhe xhexhe Ngjekos, motër e Andon Kabilit, Xhexhe Llopit martuar me Basho Thoma Papapanon, Xhexhe Fanise martuar ne Gushaj, thica Talos martuar ne Manthaj dhe thica Marikës martuar ne Papazisaj.

 

 

Ne shtepine tonë tere kohen jane strehuar jabaxhinj, qe nga Hansi, majori gjerman i luftes se dyte boterore, me pantallona te shkurtera e qenin e kufirit ne dore, qe kur dilte ne krye te shkalleve trembeshin te gjithe femijtë.

 

Tani ke ku vete!

Një herë ishte Turizmi, është dhe sot, ca venë dhe 1 herë në jave, po ka që vene dhe çdo darkë po unë me shoqe e kemi gjetur vendin, afër, në 18 shtatori për kafe e ndonje embëlsirë që na merr malli tek Shehu, në katë të dytë, sallë për familjarë.

Gjejmë qetësi e sherbim aty, te kenaqet shpirti. Sa mbaj mend këtu poshte dhe sot mbase është salla e vetme që mblidhemi dhe ne gratë, se rinia ka ku mblidhet, ka dhe diskora e partera tani!

 

 

Më parë vizitat ishin me te shpeshta. Jo vetem në festat po dhe ditë të tjera.

 

Do vinin per vizitë Varroshlinjtë, Xhexhe Frosua e Qurkut, xhexhe Zogua e Basharit, Micajt e Kabilajt, Vardhamajt e Kekezajt, Gushajt e Ballomajt.

E kush nuk vinte…

Mbushej shtëpia. Kishte lezet!

 

 

Postier po ishte xha Hakiu, babai i Xhanit dhe Shkëmbos, burrë i lartë.

 

Punën e ndiqte derë më derë. Një telegram nuk ka humbur. Vinte dhe natën, trokiste, për lajmërimet. Thoshin, i dridhej zëri kur binte ndonje lajm jo të mirë… Hoqi shumë xha Hakiu në atë kohë! Sot fëmijët me familje janë në Amerikë!

 

Ç`thua mi, edhe atëhere dëgjohej Amerika, veshin në radion Orion e kishte gjyshi tonë, po që të mos dëgjohej jashtë mbyllte tarabatë.

 

Ne na thoshte: “Ikni ju se do hani ndonjë dackë!”. Dëgjonte radion kapitaliste se nuk e donte komunizmin. Po me gojë gëk, nuk ia mbante!

 

 

Për të lyer, i pari është Minua i Liles.

Llamburit shtëpia. Një herë në dy vjet që lyeja, Minon merrja. Bëntë punë të saktë. Nje pikë gëlqere nuk hidhte ne shesh.

Kot që hidhja tallazhin, po ç`e do më duket se ka hequr dorë nga puna. Kështu kam dëgjuar…

E po u lodh dhe Ai, shtëpi më shtëpi me furçë në dorë!

 

 

What do you think?

Written by admin

Në Odanë e Burrave – Haberet e Fundit nga Emigracioni, Gjitonët e Rinj, Bejtexhinjtë…

Miqtë e Gjirokastra Online – Sot ka Ditëlindjen Ylli Asllani!