Sot ne Diten e Veres parku i bukur i Viroit ishte ne festë…
Qindra banorë, shumica fëmijë, të rinj e të reja, mbushën sheshet dhe këndet sportive te ketij ambienti te transformuar me mjedise argetimi dhe pushimi, per te gjitha moshat.
Nje nder aktivitetet e para promovuese te kesaj dite te bukur e te vecante ishte ekspozita e celur me punime te realizuara nga femije e te rinj te talentuar.
Në këto punime talentet shprehen ndjenjat e tyre per ardhjen e pranveres, per diten e veres, per atmosferen që krijohet ne parkun e Viroit ne dite te tilla të vecanta me pjesemarrje te madhe te banoreve.
Gjate dites se sotme, u shperndane verore , pergatitur me fije te bardha dhe te kuqe, simbole te paqes dhe dashurise, ashtu dhe kurora te vogla me lule te mbledhura ne natyren e gjelberuar te ketij parku te transformuar me investime te reja.
Gjalleri i dhane festes kengetaret që interpretuan kenge te bukura e te gezuara.
Dita e veres u festua edhe ne pika te tjera turistike te qytetit dhe ne fshatra, si ne Keculle, Libohove,Sotirë, etj.