Më 23 nëntor 1923 në qytetin e Gjirokastrës u çel Liceu me drejtor Viktor Kutan, francez.
Çelja e Liceut zuri faqet e para të gazetave lokale, u përshëndet edhe nga shtypi shqiptar jashtë Gjirokastrës, nga komunitetet shqiptare në vende te ndryshme.
“Çupat me çanta në duar, shkuan në lyce, shkruan në ditarin e tij demokrati patriot Jorgji Meksi -themeluan të parën lyce nacionale mikste, për gëzim të qytetarëve e për inat të miqve të pakë të errësirës medievale (mesjetare). Gjirokastra tregoi edhe një herë se është në ballë të arësimit dhe të progresit”.
Për mbarëvajtjen e Liceut, kontribut të vyer dha dhe Drejtori francez Viktor Kutan, burrë me shtat mesatar, i hollë, pak i thinjur, i veshur shumë mirë, me xhaketë të zezë dhe me pantallona me vija.
Hamit Kokalari në librin e tij me kujtime thotë se Drejtori Viktor Kutan ishte i pastër dhe i përpiktë, shumë i kujdeshëm për mbarëvajtjen e Liceut të Gjirokastrës, shumë punëtor megjithëse ishte shëndetlig.
Kutan, pasi shkoi ne Francë, pas ca kohesh, u gjend i vdekur ndersa udhetonte me tren per ne qytetin e tij te lindjes.
Kjo ngjarje beri jehone ne shtypin francez, gazetat e Parisit shkruan disa kollona, ndersa shtypi lokal, gazeta `Demokratia` e Gjirokastrës, i kushtoi fjalë te sinqerta ngushellimi dhe vlerësuese per kontributet per shkollimin e rinise gjirokastrite.