in

Mësoni kush ishte Vjershëtori i Verbër që Ndjeu me Shqisën e Veçantë të Poetit Talentin e Xixat Poetike të Kadaresë!

Në kujtimet per vitet ne gjimnazin e Gjirokastres Prof. Dr. Agron Fico, veç të tjerave, ka shkruar:

 

“Xha Vehipi me bastunin e vet trokiste në kalldrëmet e rrugëve të qytetit dhe thurrte vargje për qytetarët.

Ai banonte tek kasollja afër sarajeve të Dino Çiços. Xha Vehipi, në mjedisin e tij tepër të thjeshtë, gjendej i rrethuar nga njerëz kureshtarë e sidomos nga nxënësit e gjimnazit.

 

Gjimnazistët edhe ndonjë shaka bënin me poetin e mençur.

 

Një ditë e takova dhe, për të hapur bisedën, i thashë se djali i Halit Kadaresë, d.m.th. Ismaili, po i merrte zanatin, hartonte vjersha dhe i botonte.

 

Ai më njohu nga zëri dhe përgjigjen, sipas zakonit, ma dha në vargje:

 

Ismaili djal’i mbarë,
Vjershëtar i kllasit të parë,
Djali i Halitit me siza
Mendja e tij plot alitrika (ndriçim).

 

Vjershëtori i verbër, përpara mjaft të ashtuquajturve kritikë dhe studiues, ndjeu me shqisën e veçantë të poetit talentin, xixat poetike të Kadaresë.

 

What do you think?

Written by admin

Furrxhinjtë e Gjirokastrës, si Artur Lani së bashku me djalin që edhe sot bën bukë të shijshme, “cfungar” si më parë!

Fotografi Janinjot që Fotografoi Gjirokastrën nga viti 1910 -1945 dhe …