in

Muzafer Asllani – Drejtor i Shkollës “Koto Hoxhi”, Themelues dhe Drejtues i Institutit të Lartë Pedagogjik të Gjirokastrës!

Lindi në Gjirokastër më 1.4.1922. Kreu shkollën fillore Drita dhe gjimnazin e ulët (4 vjet) po në Gjirokastër. Me mbylljen e gjimnazit më 1937 vazhdoi Normalen e Elbasanit për mësuesi, me bursë të fituar me konkurs.

 

Punen si mesues e filloi në 1940 në Lukovë dhe më pas ne fshatin Dhemblandhe në shkollën Drita të Gjirokastrës. Përvec Normales mbaroi shkelqyeshem Universitetin e Tiranes per Matematike. Në sektorin e arsimit punoi pa u shkëputur për 37 vjet me radhe. Me zbatimin e reformës arsimore në vitin 1946, kontriboi në ngritjen e shkollave 7 vjecare që më vonë u kthyen në 8-vjecare.

 

Gjate luftes ka punuar ne Banken e Shqiperise me aktivitet edhe ne Peze me Qemal Ballukun etj per krijimin e Keshillave Nacional Çlirimtare, ndersa në vitin 1944 punoi në Ministrine e Aresimit me Eqerem Cabej, Mitrush Kutelin etj.Kthehet ne Gjirokaster ne 1946 bashke me aparaturat e kinemase dhe çel kinemane e qytetit pas lufte.
Eshte nga te paret matematikane me te larte ne Gjirokastër. Ka çelur e drejtuar edhe shkollën “ 29 Nentori” dhe ka dhënë mësim ne Pedagogjike dhe ne filialin e ekonomikut.

 

Ka qene pedagogu i Ismail Kadarese, Dritero Agollit, Agim Shehut, Kristian Bukuroshit, Jorgo Bulos, Hektor Peçit e shume figurave te ndritura te Gjirokastres.

 

Ne rolin e shefit te aresimit dhe kultures për 8 vjet me radhë ka udhehequr ndertimin e shkollave te mesme ne Zagori, Dropull, Kardhiq etj, promovoi dhe organizoi Festivalin e pare Folklorik Kombetar. Ka dhene matematike ne Gjimnaz, Shkollen Pedagogjike, filialin e Ekonomikut dhe ka udhehequr deri ne pension Katedren e Matematike Fizikes se Institutit Pedagogjik “Eqerem Çabej”. Ne Seksionin e Arësimit qe drejtoi thirri pedagoget me cilesor si Koço Mosko, Çako Gushi, Qirjako Hila, Ali Fico, niveli te cileve qe shume i larte.

 

Themeloi dhe drejtoi per nje vit Institutin e larte Pedagogjik të Gjirokastres.

 

 

Këtu u bë proverbiale shprehja « Që të vesh në institut duhet të kalosh nga Seksioni i Arsimit ».

 

Në metodën e drejtimit të tij mëshirohej drejt udhëheqja e centralizuar me dhënien e kompetencave vartësve të vet. Ishte një « mesfushor i mirë » që dinte të shpërndante punën tek vartësit dhe ta kontrollonte atë. Stilin dhe metodën e drejtimit të punës e mbështeste tek besimi në aftësitë e kolegëve me të cilët mbante kurdoherë marrëdhënie të mira. « Kush s`është në gjëndje të kryejë detyrën në mënyrë të pavarur- thoshte ai- le të largohet vullnetarisht dhe vendin e tij ta zërë një tjetër ».

 

Për merita dhe kontribute në arsim, Muzafer Asllani është vlerësuar me titullin e lartë «Mësues i Merituar », « Nderi i Qarkut të Gjirokastrës » dhe Këshilli Bashkiak i Qytetit e ka nderuar me titullin « Nderi Gjirokastrës ».

 


 

What do you think?

Written by admin

Ndërtesa e Re e Shkollës “Koto Hoxhi”, me Kabinete të Reja e Kënde Sportive, më 1964 me Drejtor Muzafer Asllanin!

E Papritur – Aktori i Famshëm Fle Poshtë Statujës së Tij për një Arësye që s’mund ta Besoni!