Luftëtari tashmë i skualifikuar nga Laçi per Kupën e Shqipërisë, tashme në javën e 20-të të kampionatit, kalendari i vendos përballë sërish të dy skuadrat, këtë herë jo për Kupë.
Në Gjirokastër nga dje ka nisur puna dhe po hartohet “plani” i hakmarrjes për Laçin. Edhe pse Kurbinasit janë të vështirë për tu mundur në fushën e tyre, Luftëtari ka treguar se në kampionat mund të bëjnë më mirë se në Kupë.
Gjirokastritët përballen këtë herë me një mision të veçantë, të vazhdojnë serinë e fitoreve për të thyer rekordin.
Luftëtari nuk e njeh humbjen që nga 26 nëntori i vitit 2017. Në shtatë takimet e luajtura në kampionat, gjirokastritët kanë fituar pesë takime dhe kanë barazuar dy, ndaj dhe në ndeshjen e radhës kërkohet që të ruhet kjo vazhdueshmëri.