in

“Qytetërimi” i Lumit Drino, nga “Ura e Vjetër” në plazhin “Gropa e Mësuesve” në vitet ’70 Frekuentuar nga Gjimnazistet dhe Mësueset e Qytetit!

Plazhet ne Lumin Drino vecanerisht nga vitet ’50 e lartë kanë qenë të frekuentuara nga femijet, rinia dhe nje pjese e moshes se trete.

 

Vendi me i pëlqyer ishte tek Ura e Vjeter, i pandodhur sot per te pushuar ne ditet e nxehta të verës. Aty mblidhej djemuria e qytetit, për vajzat nuk behet fjalë.

 

Të shquar në not e gara ishin femijet dhe djemuria e lagjeve “Punëtore”, “Pazar i Vjeter – Pllakë” dhe “Hazmurat” që e kishin dhe afer. Ata dalloheshin edhe ne zënien e peshkut me grep e duar, edhe ne vende jo fort te pelqyeshme per peshkataret e vjeter, ne Valanidhe e Sallahane, ku ujrat trazoheshin me mbeturinat e therrtores.

 

Tek Ura e Vjeter laheshin edhe te rritur ne moshë. Sipërfaqja ujore ishte e gjerë dhe i ngjante një gjiu te vogel e te mbledhur ne nje dalje ku lumi rridhte poshte kembeve te Ures. Ketu siperfaqja nen te arrinte deri 4 metra thellesi.

 

Lumi tek Ura e Vjetër gati ndryshonte cdo vit shtratin po ujet nen ure nuk levizte dhe plazhi nuk braktisej. U prish kur erdhen prurjet e fabrikes se lekureve dhe humbi funksionin, deri nje kohe qe askush nuk lahej, mbetur me pas ne kujtime, si tani që e kujtojme.

 

Ndër vite, plazhet në Lumin Drino, ndërruan vend, tek Urrat e Mëdha, afer me bostanin e Xhemaliut e me larte ku dhe gjuhej peshk, gërlan, vave e me pak pestrov. Që ketej policet e sherbimit vezhgonin dhe largonin femijet per te cilët larja ne lume ishte e ndaluar, vetem ne grupe e te shoqëruar, që ndodhte ralle.

 

Lumi per shume vite mbeti “zone e ndaluar” për vajzat dhe gratë, ashtu dhe për çiftet. Diçka ndryshoi afer viteve ’70 e larte. Në ditet ne mbarim te vitit shkollor, vajza te gjimnazit me shoket e klases, gjoja per piknik, vinin ne lume dhe laheshin në ujra të cekta dhe vende me uje “larg syrit te botes”, te qeta që i shikon vetem “shoket e klasës”. Per të tjerët, që gjoja kalonin rastesisht, edhe mundoheshin të fshehnin trupin mes gjelberimit te shelgjeve.

 

Popullimi i lumit nga vajzat dhe grate, çiftet e familjet bashke, dha shenjen e mire me çeljen e kampeve verore ne parkun e Viroit.

 

Mesueset, te shtrenguara nga “presioni” i fëmijëve per t`u lare ne lume, shtratin e te cilit e kishin dhe afer, u zhveshen te parat me rroba banje ne vendin poshte rrjedhes se Viroit që nje vit me pare kish marre emrin “Gropa e Mësuesve” se ata e zbuluan dhe ngritën plazhin të parët. Autori i pagëzimit me kete emer dhe sot nuk dihet, por mësuesit Muzafer Çuberi, Pluton Bimi, Stefo Qurku, Fiqo Aliko, Muzo Karagjozi, Vaso Pesha etj ishin frekuentuesit e pare. Ishte vend me rrjedhje, uje te paster, rërë dhe hije. Aty zhvilloheshin edhe gara noti po dhe zhytje nga lartësite e rrepeve edhe 20 metra te larta.

 

Atmosfera ne kete plazh ishte e këndshme e mjaft mirëkuptuese. Nga vera ne vere plazhi ketu u gjallerua. U popullua dhe nga me shume vajza, gra, çifte e familje te qytetit dhe fshatit, u hapën edhe plazhe te tjere, tek Plepat e Dinos, ne Subash e gjetke.

 

Keshtu, me shembullin e mesueseve filloi dhe frekuentimi, qyteterimi i Lumit Drino…

 

What do you think?

Written by admin

HALIL BILAJ – 40 Vjet në Kulturë e Polifoni, Libër e Fotografi, Interpretues, Organizator i Folklorit të Krahinës së Kurveleshit!

Kujdesi Shëndetësor në Komunitet – Vaksinohen 89 Fëmijë në Gjirokastër!