Nje fanse na shkruan se shpesh kemi percjelle shkrime per aktivitetet dhe personazhe mesues e nxenes te shkollave dhe shtepise se pionierit te qytetit te Gjirokastres duke permendur radhazi festivalet e kenges dhe koncertet, me pjesemarrjen e udheheqesve artistike, nje nder ta dhe Haxhi Selfo.
Kjo na nxiti te germojne ne ato vite me plot aktivitete artistike ne balle te te cilave qendrojne festivalet e femijeve me perfaqesues kengetare te vegjel atehere fitues edhe ne festivalet kombetare, si Harikla Llambro, Majlinda Cipi, Elsa Leka e te tjera talente.
Keto talente jane rritur ne shtepine e pionierit dhe ne pallatin e kultures e me vone i jane bashkuar skenave te kenges ne kinoteatrin e qytetit bashke me kengetaret e njohur te strades profesioniste Petrit Lulon, Eftimi Llambron etj
Njera nga keto ka qene dhe kengetarja e talentuar Majlinda Çipi pjesemarrese ne festivalet e femijeve dhe e vleresuar vecanerisht si fituese e cmimit te pare ne Gjirokaster dhe ne festivalin kombatar te femijeve ne Shkoder ne vitin 78- me kengen”Ç`eshte kjo daulle ç`cjane keto lodra” te kompozitorit Haxhi Selfo.
Per Majlinden sic kontaktuam me te, ka qene nga kujtimet e asaj kohe ne 78- en edhe per faktin se ajo kete kenge e kendoi ne koncertin kur ne Gjirokaster erdhi Enver Hoxha.
“Me kujtohen emocionet e shumta per te gjithe te medhenj e te vegjel provat e shumta ne kinoteater nen drejtimin e Naxhi Kasoruhos.
Mbaj mend diten e koncertit pas kuintave drejtoresha e shtepise se pionierve e nderuara Drita Tushe kishte me shume emocion se une dhe me thoshte “Kujdes se mos nga emocionet harron tekstin e kenges ,, Deri sa mbaroi interpretimi I kenges ndenji aty pas kuintave.Dridheshim nga emocionet. Kenga pati sukses dhe u duartrokit .Kjo na lehtesoi dhe emocionoi njekohesisht.’’
Me pas po me kete kenge Majlinda u paraqit ne festivalin e Shkodres ku fitoi cmimin e pare dhe me po ate kenge ne hapjen e festivalit folklorik ne stadium.
Kete kenge e ka kenduar dhe Harikla Llambro.
Ja pak fjale nga biografia artistike e Majlindes:
“Ne shtepine e pionierit jam aktivizuar qe ne klasen e pare si fatose ne klasen e dyte shkova per hwre te pare ne Shkoder me nje kenge per kukllen dhe atehere vinim ne Tirane i benim provat aty pregatitjet I benim me profesor Robert Radoja
Ne klasen e kartet shkova perseri ne Shkoder me nje kenge nuk e mbaj mend kompozitorin por mbaj mend tekstin dhe kenga shoqerohej me kompleks.
Kengen e filloja “Mami dje me bleu nje fustan ngjyre mjalt ” dhe pergjigjej kompleksi ” Me kujdes Majlinda mos e besh me balte ” dhe me kete kenge ne Shkoder kam fituar cmimin e trete me dirigjent Robert Radoja.
Ne kete vit ka qene dhe Shqiponja me Jani Karaullin viti qe ka qene dhe Irma Libohova me kengen e Mireles.
Ne klasen e gjashte perseri ne Shkoder me nje kenge te Naxhi Kasoruhos “Dropulli ne feste” e kam kenduar me Majlinda Hoxhen.
Me vone kalova me Estraden ku kam bashkpunuar me muzikante te shquar te qytetit tone Jorgo Roze, Selam Mamani, roland Çene, Haxhi Selfo, Kujtim Dule per te cilet ruaj nje respekt te vecante si dhe kengetaret Pertrit Lulo, Eftimi Llambro.
Kur punoja ne estrade kishim ftuar grupin e njohur te Ersekes aty u njoha me bashkeshortin tim dhe vazhdova aktivitetin po me kete grup ne shptepine e kultures Erseke.
Gjirokastren e dua shume dhe ndjek gjithmone veprimtarite dhe talentet e reja si Nikol Cabeli me te cilen kam bere dhe kete foto:Dy fitueset gjirokastrite te cmimeve te Para ne Shkoder ne kohe te ndryshme”.