in

Kujtojme Merjeme Mevlanin, aktoren e shquar te Estrades Profesioniste te Gjirokastres

Kujtojme Merjeme Mevlanin, aktoren e shquar te estrades Profesioniste te Gjirokastres.

Ka me shume se nje vit qe nuk eshte fizikisht por e paharruar ne kujtimet e banoreve te qytetit, te artdashesve gjirokastrite e me gjere.

Ka mbetur ne radhen e atyre emrave te profesionisteve te estrades me kontribute te cmuara ne interpretimin e qindra roleve, pjese e nje arti te vecante me ‘humor e te qeshura”.

Ajo ishte nga te parat vajza te Gjirokastres qe doli ne skenen e humorit ne nje kohe kur qyteti kishte disa grupe amatore te estradave te ndermarrjeve.

Qe ne fillimet ajo shpalosi shenjat e nje talenti te lindur, me angazhimet ne fushen e humorit ne shkolle, ne qendren e punes e me pas ne skenen e estrades profesioniste nen kujdesin e regjizorit Prokop Mima.

Ne vazhdimesi, nga viti 1956-1957 kur u krijua estrada profesioniste, deri sa doli ne pension,  shpalosi vlerat artistike ne kete fushe dhe gezoi adhurimin e publikut, me ovacione jo vetem ne skenen e Gjirokastres por dhe te Tiranes dhe rretheve.

 

Rolet e saj kane qene me qindra me problematike te kohes , me humor te kendshem qe shkaktonin gaz e te qeshura ne sallen e pallatit te kultures dhe skenen e teatrit profesionist Zihni Sako.

Per te gjitha keto role qe ka dhuruar kenaqesi e gezim per publikun ajo eshte vleresuar edhe me tituj dhe do te kujtohet gjithmone sikunder e kujtojme sot edhe ne faqen tone te hapur per te gjithe artistet e paharruar te estrades dhe teatrit profesionist te Gjirokastres..

What do you think?

Written by admin

Ne dy foto grupi i famshem folklorik i fshatit Saraqinisht

Ja si e flasin gjirokastriçen Raimonda Lilo dhe Alexandra Tsoka