Gjatë javës që kaloi ka filluar dhe përfunduar një nga punët më të vështira për nga pozicioni i vështirë Gjeografik por edhe më të bukurat për nga vlerat që kjo zona e Lunxherise mbart dhe përcjell.
Drtk Gjirokastër ndërhyri në një nga objektet më të bukur të kultit në “Manastirin e Shpërfytyrimit-Mingul” në zonën e Lunxhërisë, ndërtuar në vitin 1666 i cili dallohet për vlerat e shumta arkitekturore,historike dhe kulturore.
Ndërhyrja fillon më sistemimin e rrugës që të çon drejt manastirit dhe vazhdon me përmirësimin e ambjentit , krasitje e bimësisë , sistemimin e mureve dhe largimin e dherave.