Sot urojme aktorin e shquar Robert Ndrenika qe feston ditëlindjen e 81.
GEZUAR ME SHENDET E JETE TE GJATE !
Kete urim percjell per aktorin e madh edhe mbare publiku gjirokastrit e me gjere qe ka ndjekur me vite rolet e aktorit ne skene dhe kinematografi, e ka duartrokitur dhe mbeshtetur per arritjet e tij artistike, e ka dashur dhe respektuar jo vetem per lojen por dhe thjeshtesine, sjelljen me ta dhe ne jeten reale.
Me dashuri e kae pritur edhe ne Gjirokaster e Libohove ku ai ka marre pjese ne xhirimin e filmave artistike.
Aktori i madh ka nje galeri te madhe rolesh si ne skenen e teatrit dhe te kinematografise sikunder permendim:
“Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.