in

Nderojme kujtimin dhe vepren artistike te aktorit te njohur gjirokastrit Aristotel Stefani

Sot kujtojme dhe nderojme kujtimin dhe vepren artistike te aktorit te njohur gjirokastrit Aristotel Stefani i cili u nda nga jeta 8 vjet me pare ne moshen 84 vjeçare.

Teli sic i kemi folur shkurt la kujtime dhe gjurme te mira ne mjedisin shoqeror te Gjirokastres dhe me gjere, i vleresuar per lojen e tij ne skenen e teatrit dhe kinematografise, me dhjetra role ne filmat shqiptare, disa nga te cilat roli i Abdurrahman Pinxhos në filmin “Njeriu me top” në vitin 1977, roli i Novruzit, rojes së Manastirit në filmin televiziv “Liri a vdekje” 1979, roli i njërit prej dasmorëve në filmin “Përrallë nga e kaluara” 1987, ne 1998 ne rolin e shërbëtorit,” Dasma e Sakos”.
Kontriobuti madhor artistik i Telit eshte i vecante ne skenen e teatrit tone te Gjirokastres me dhjetra role ashtu dhe si regjizor i disa premierave.

Ne kinematografi Teli ka interpretuar në 14 role kryesore.

Aristotel Stefani lindi në fillimin e viteve 30 në fshatin Lliar të Zagorisë.
Aktivizohet me skenen e teatrit qe ne vitin 1945, me Grupin e Klubit Artistik të Kuçovës ku ushtronte profesionin e mekanikut .
Eshte nga aktoret e pare te Estradës Profesioniste të qytetit tone te Gjirokastres krijuar ne 1956 dhe ku punoi per vite me radhe deri ne pension.

Ka punuar gjithashtu edhe si drejtues i Shtëpisë së Kulturës së Sarandës, pa u shkeputur nga regjizura dhe rolet ne skene.

Gjirokastra, Zagoria e mbare artdashesit do ta kujtojne gjithmone aktorin e shquar.

What do you think?

Written by admin

Sot urojme aktorin e shquar Robert Ndrenika qe feston ditëlindjen e 81

Ne  Gjirokaster, ceremoni me rastin e 110 vjetorit te krijimit te Policisë së Shtetit