in

Lajm i hidhur nga Amerika ku ka nderruar jete mjeku i njohur gjirokastrit Roland Karalli

Lajm i hidhur nga Amerika ku ka nderruar jete mjeku i njohur gjirokastrit Roland Karalli.

Me hidherim mesojme se ne Amerike ku ka qene prej disa muaj, ka nderruar jete mjeku i njohur, kirurgu Roland Karalli.

Ndarja e tij nga jeta eshte nje humbje e madhe per familjen , koleget , miqte e te afermit, per komunitetin gjirokastrit e me gjere.

Roland Karalli ka kontribute te medha ne sherbim te mbrojtjes se jetes se njerezve, intelektual dhe profesionist i spikatur qe punoi nate e dite per te qene prane njerezve, prane jetes se tyre duke treguar gjithmone gatishmeri dhe profesionalizem e vecanerisht ne vitet e veshtira te 97 kur se bashku me mjeket e tjere te spitalit te Gjirokastres perballuan veshtiresi te medha.

Mbi bazen e aftesive qe ka treguar si para dhe pas vitit 1990 eshte vleresuar dhe ne drejtim te institucionit.

Me shfaqjen e pandemise Covid 19 Gjirokastra mbeti disa muaj e e paster edhe si rezultat i rolit dhe ndikimit te tij e personelit qe drejtonte ne zbatimin e masave profilaktike.

Kontributi i doktor Rolandit mbetet i dukshem ne fushen e organizimit dhe drejtimit profesional e shkencor te jetes shendetesore te rrethit dhe rajonit, ne paraqitjen e temave ne veprimtari lokale, kombetare e nderkombetare me tematike sherbimi i kirurgjise, edukimi dhe pergatitja e infermiereve te rinj ne auditoret e universitetit te Gjirokastres, kualifikimi i personelit ndihmes mjek ne spital etj.

Kirurg profesionist dhe drejtues te afte e human e njohen koleget dhe banoret e Gjirokastres dhe qarkut, te papertuar edhe ne problemet e ardhmerise te qytetit te tij duke qene antare e drejtues i keshillit bashkiak per vite me radhe.

I paharruar njeriu i mire , kirurgu i palodhur, qytetari i denje dhe fisnik i Gjirokastres.

U PREHTE NE PAQE!

gjirokastraonline

What do you think?

Written by admin

Dy ngjarje bashke:Muze dhe liber per Mukajt dhe Papavangjelajt e Gjirokastres

Romani ” Amerikani” i shkrimtarit te njohur Odise Kote ne duart e lexuesve gjirokastrite