in

Aleksander Çipa uron Dhimo Paçelin per Ditelindjen

Qofsh përherë në dritën e qeshjes tënde Dhimo Paçeli!
I dashur Paçel, …
Krejt zemrën dhe dëshirën e vetes, këtë ditë e ve në dispozicion të urimit për ty:
-Të paçim jetëgjatë dhe në stërkalat e përhershme të qeshjes tënde!
Ditëlindja jote është një davet i përhershëm të qeshurash për gjithë miqtë dhe të njohurit e tu, mes të cilëve e ndjej veten edhe unë.
Qeshja jote është triumfuese mbi të gjitha gjendjet dhe sfidat e tua njerëzore. E vetmja brendi dhe fasadë që mund t’i ketë si mishërim natyral një zotni si ty.
Sepse ti i dashur Dhimo, je si pjesë e veçantë e qytetit. Shquhesh aty për estetikën dhe të qeshurën tnde; dy cilësi qytetari që janë në lartësi me hiret e një qyteti si Gjirokastra.
Kur ndodhesh në Gjirokastër, duke mos takuar ty dhe qeshjen tënde në Qafë të Pazarit, është njëjtë sikur të mos kesh parë një pjesë të rrallë të zonës karakteristike. Aq sa, Palortoja pa të qeshurën tënde, do të ngjante si nën hijen e fotive të pandezura, në kohën e fotive…
Dhe përderisa përmes fotisë, përmend dritën, domethënë ti si mik dhe si qytetar gjirokastrit je i veçantë sepse ke aftësi prej njeriu me dritë. Qofsh përherë në këtë dritë shpirti dhe urimesh si sot!
Me zemër, Sandri!

What do you think?

Written by admin

Edi Rama: Nuk mbaj më mend sa takime bëmë sot në Gjirokastër, por…

Sot urojme per Ditelindjen Niko Kaçin, inxhinierin e njohur te pyjeve te Gjirokastres