Nga radhet e intelektualeve dhe punonjesve te njohur te administrates shtetrore te qytetit te Gjirokastres eshte ndare nga jeta Shaban Frengu, nepunesi qe vitet me te shumta te punes i kaloi ne dy ndermarrjet tregtare te fshatit dhe qytetit dhe disa vite radhazi ne seksionin e tregtise te Komitetit Ekzekutiv te Rrethit.
Ikja e tij nga kjo jete kaq papritur, ne moshe 74 vjeçare, eshte dhimbje e madhe per familjen por dhe per bashkesine e Gjirokastres se nga gjiri i tyre u nda nje njeri i urte dhe i mire, nje profesionist qe sherbeu me ndergjegje e pasterti ne sektorin e veshtire te tregetise, ne vite kur Gjirokastra kalonte veshtiresi ekonomike dhe qytetaret e saj paten dhe mbeshtetjen e Shabanit per plotesimin e nevojave te tyre vecanerisht ne sektorin e ushqimeve.
Shaben, sic i kemi folur, burrin e mire e te urte, te qete e te heshtur por kembengules dhe te drejte ne detyrat qe ka kryer, nuk do ta shohim me ne shetitoren e bulevardit te lagjes 18 shtatori, ne xhiron e tij te zakonshme cdo pasdite pas daljes ne pension, xhiro qe e bente vetem e ne shoqeri te ngushte por gjithmone i pershendetur nga te njohurit dhe miqte e tij te shumte.
Lamtumire Shaban Frengu!
Ngushellime familjes,miqve e te afermve.
E lehte balta e embel mbi trupin dhe shpirtin e qytetarit dhe njeriut te mire!