in

Nderim per Hanko Fulen, kengetaren e madhe te kenges tradicionale popullore gjirokastrite

Pak dite me pare ne moshe 90 vjecare u nda nga shtepia e jetes ne Manalat Hanko Fule, zonja e madhe e kenges popullore gjirokastrite me karriere te gjate ne interpretimin e kengeve te vjetra popullore grarishte te Gjirokastres.

Hanko Fule e nisi kengen e bukur popullore qe ne femijeri, e vazhdoi si pjesemarrese e grupit popullor te ndermarrjes se duhanit ku punoi nje jete, deri afer pensionit, per te vazhduar me pas ne skenen e pallatit te kultures, ne podiumin e sheshit te  Çercizit, ne skenen madheshtore te festivaleve folklorike, nga i dyti, i katerti e radhazi duke shkelqyer me zerin e saj te embel e te shtruar.

Ajo ka qene e do mbetet perfaqesuese e denje e kenges popullore  gjirokastrite , gojeembel ne dasma e festa, ne ngjarje familjare e kolektive, ne skenat lokale e kombetare; pjese e ansamblit te Gjirokastres edhe ne FFK, si zonja e pare e grupit te kenges ne ceremonialin e dasmes gjirokastrite te lindjes se djalit, vleresuar ajo dhe grupi me Urdherin e klasit te Trete Naim Frasheri.

Zeri i saj eshte degjuar edhe ne festivale folklorike nderkombetare, si ne ate te Ohrit me pjese nga ceremoniali i dasmes gjirokastrite, vleresuar edhe me cmim.

Ne Gjirokaster, ceremonia e nderimit dhe percjelljes se kengetares se madhe eshte bere disa dite me pare, megjithate , sipas zakonit te vendit, familja ka pritur dhe pret ngushellime per Hankon e mire e te dashur qe do mbetet per jete ne kujtimet e bashkesise gjirokastrite, kengetare e shquar e kenges grarishte te Gjirokastres, me repertor të pasur dhe origjinalitet ne kenget ashtu dhe interpretimin e tyre ne valle.

E paharruar kengetarja e madhe e kenges tradicionale popullore gjirokastrite!

What do you think?

Written by admin

Lajm i hidhur nga Gjirokastra: Eshte ndare nga jeta intelektuali i njohur gjirokastrit, Profesor Naxhi Mamani

Aktori i njohur gjirokastrit Nikolla Llambro per filmat shqiptare