Mesuesi i njohur gjirokastrit Jani Sevo, me banim ne Amerike, uron per ditelindjen ish kolegun e tij , Kostaq Dodo:
Gezuar Ditelindjen me shendet e lumturi familjare!
Kostaqin e kam njohur qysh ne bangat e shkolles ne gjimnaz dhe miqesia me te vazhdoi per vite deri kur na ndau emigracioni.Dropullit,por te paret kishin ardhur heret ne Gjirokaster dhe merreshin me prodhimin e bukes.(Me kujtohet ndonje bisede qe benim ne monizem per buken apo bulmetin e mishin,babai thoshte:Dodot prodhonin buke te mire ne kohen e Zogut).
Nxenes i dalluar ne mesime,shume sistematik dhe dashamires me te gjithe.Kete edukate kish marre nga prinderit.Babai i tij,Kicua kish nje buzeqeshje dashamirese kur na takonte ndonjehere tek xhirot e pazarit.I dinte hallet tona,transferim dhe me pas punesim.Keshtu ishte edhe nena e tij kur shikonim ndonje ndeshje futbolli tek shtepia e tij(ne ate kohe televizoret ishin me gishtat e njeres dore).
Me vone mesues i talentuar,demokrat ne shpirt e drejtor shkolle.Kudo shkelqeu.Ne shoket e tij te ngushte nje gje nuk dinim,aftesite e tij ne publicitet.Shkrimet e tij jane me mjaft interes e te mirepritura sa njehere me shaka permenda fjalet e nje rapsodi te vjeter nga Vahu i Dejes per virtuozin Ndue Shyti nga Puka:Kostaqi ka dale doresh.Edhe njehere i urojme shendet e gezime familjare ne Angli ku jeton me familjen dhe vajzen doktoreshe!