FOTO V. MALO PËR MËSUESIN SIRI KARAGJOΖΙ
Siri Karagjozi ishte mësue në shkollën Fillore “Bajo Topulli” përrfund Lagjes Dunavat i Dytë..
Banonte jo larg skollës, matanë përroit, Urës së Lekës. Ishte nga familja e madhe e Karagjozatëve, por nuk kisha dëgjuar për prona të mëdha si për Sheraf Karagjozin.
Xha Siriu na jepre lëndën e abetares. Ai na mësoi alfabetin e gjuhës shqipe.
Ishte trupdrejtë, shtatmesatar, i dobët, me xigomatikë të theksuar dhe, për këtë shkak, e quanin Abe Kaballa. “Kaballa” në frëngjisht i thonë fantazmës. Ishte serioz, fjalëpak, jo i frikshëm. Ndëshkonte jo me thupër, por duke e ngritur nxënësin pranë dërrasës, me fytyrë nga muri, detyruar të qëndronte mbi një këmbë aq kohë sa e gjykonte ai.
Xha Siriu kishte qenë disa vite emigrant të Amerikë. Dinte anglisht, por këtë e mësova shumë vonë. Mbante këmishë të bardhë, papijon dhe një borselinë gri, të ulët. Ishte anëtar i shoqërisë demokrate “Opinga”, që ishte e njohur edhe për vargjet:
Barku firë s”kërcen mirë.
Barku plot s’kërcen dot!
Në kodrën shkëmbore afër shtëpisë së tij ishte shtëpia e madhe e Topullarajve, me një duzinë djem, me të shquarit Bajo e Çerçiz. Për Siriun, Çerçizi ishte mit i gjallë. Na tregonte bëma të tija, dhe për çetën, për hanxhiun e Mashkullorës, që e kishte gati tenxheren me fasule, dhe për mullisin e Stegopulit, që thoshte se edhe futanë të shkundte, do të gjente aq miell sa për një kulaç për Çerçizin.
Thuhej se Çerçizi e shkonte plumbin në unazë si Odiseu i lashtë përbironte shigjetën në dymbëdhjetë harqe rresht.
I paharruar më mbeti episodi i mëposhtëm:
Mbi kodrën e lartë e mbi përrua vërtitej përditë një qift, skifter. E një mëngjes Çerçizi na tha neve fëmijve:
– Xërmoni e merreni qiftin!
– Si ta marrim e ku, kur akoma fluturon?!
– Nisun!- Dhe vuri pushkën, gjashtore, në sy.
U nisëm tatëpjetë, u dëgjua krisma dhe skifteri ra plasur përdhe.
Ky ishte trimi që i kënduan këngë.