in

Presidenti Republikes Ilir Meta nderon me dekoraten e larte “Nderi i Kombit” Mesuesin e Popullit Thoma Papapano

Presidenti Republikes Ilir Meta nderon me dekoraten e larte Nderi i Kombit Mesuesin e Popullit Thoma Papapano

Ne Presidence eshte zhvilluar ceremonia e vleresimit me dekoraten e larte ” Nderi i Kombit” per Mesuesin e Popullit Thoma Papapano me motivacionin:

“Në vlerësim të veprimtarisë së shumanshme  si atdhetar e intelektual i njohur për shpalljen e pavarësisë, mbështetjen e flaktë të qeverisë së Vlorës dhe ngritjen e flamurit kombëtar në Gjirokastër”

Dekoraten e mori ne dorezim Dr. Kostandin Balloma , nipi i Thoma Papapanos.

Thoma Papapano u nda nga jeta me 28 shtator 1970. Në shtypin qendror dhe lokal u botuan nekrologjia dhe shkrime përkujtimore, në shenjë nderimi e respekti për punët e tij kombëtare, veprimtarinë politike, arsimore, kulturore e shoqërore.

Kronologjikisht u përmendën lëvizjet nga mërgimi ku ndodhej, në Turqi ku më 1907 kreu shkollën e mesme dhe në 1908 u kthye në Gjirokastër, i pandarë nga qyteti deri ditën e fundit të jetës.

Thoma Papapano, Anëtar dhe sekretar i klubit Drita,  nje nder themeluesit e shkolles se pare shqipe Liria me 1908 dhe celjen e shkollave të tjera në krahinat e Jugut ; ne vitin 1913, anëtar delegacioni i ngarkuar nga qeveria e Ismail Qemalit shkoi në disa kryeqytete te Evropës për mbrojtjen e kufijve të Atdheut, ndersa nga shtatori i vitit 1917 e gjer ne vitin 1966 punoi në arsim, për mbi gjysëm shekulli me radhë duke ushqyer në mendjen dhe zemrat e nxënësve dashurinë për atdheun, për gjuhen shqipe dhe letërsinë shqipe.

Pas clirimit të vendit kreu disa detyra: përgjegjës i seksionit të shëndetësisë në Komitetin Ekzekutiv të ish Qarkut të Gjirokastrës, zvdrejtor i Licet të qytetit, deputet në Kuvendin Popullor, u zgjodh  n/kryetar i kryesisë se FD të rrethit, anëtar i Komitetit te Veteranëve të Luftës së popullit dhe anëtar i presidiumit të këtij komiteti.

Vlerësimin e parë pas clirimit e ka marrë me distiktivin « Arsimtar i Dalluar » me motivacion « Është shquar  në punën arsimore për vullnetin  e aplikimin  e metodave të reja, duke dhënë kështu rezultate në mësim dhe ne edukimin e brezit të ri si dhe në mbarëvajtjen e shkollës së re ». Më pas u dekorua « Mësonjës i Merituar », me Urdhërin e Lirisë të klasit të III, me Urdhërin  për Merita Patriotike, me titullin e Lartë « Mësues i Popullit ».

Historiografia shqiptare e ka vendosur emrin e Thoma Papapanos, “Mesues i Popullit », ne nje radhe me patriotet e mëdhenje te rilindjes shqiptare qe punuan per fitoren e Pavarësisë së vendit, për zhvillimin e përparimin e Arsimit Kombëtar, të mësimit të gjuhës shqipe, vlerësuar njëkohësisht hartues i një abetareje në gjuhën shqipe, kontribut në përgatitjen fillestare te nxënësve për të mësuar shkrim e këndim.

Nderime e vlerësime i janë bërë edhe pas vitit 1990. Këshilli Bashkiak i qytetit të Gjirokastrës e ka nderuar me titullin « Qytetar Nderi » ndersa Këshilli i Qarkut me titullin « Nderi i Qarkut ».

 

What do you think?

Written by admin

Ja cfare u tha sot ne Konferencen per kulturen, kerkimin, inovacionin dhe…

Të edukojmë fëmijët të paktën…nga Mentor Kikia