in ,

Urim i ngrohte per gjirokastritin 15 vjeçar Erind Bajo qe luan ne 5 instrumente dhe ka enderr skenat e Vjenes

Gjirokastriti 15 vjecar, Erind Bajo qe luan ne 5 instrumente, per talentin e te cilit gjirokastraonline ka shkruar reportazhin e pare per te, sot pasdite ishte ne bisede me moderatoren Bieta Sulo ne Top Chenell.

Erindi tregoi per rrugen qe ka pershkruar si instrumentist, per kohen qe i kushton instrumenteve e vecanerisht kitares,violines, fizarmonikes, pianos por dhe mesimeve ne shkolle.

Ai eshte model nga duhet te mesojne dhe femijet e tjere. Eshte talent i vleresuar me cmime kombetare e nderkombetare ne veprimtari te ndryshme muzikore artistike.
Endrra e tij me e bukur eshte te luaj ne nje nga skenat e Vjenes ku sipas tij ka art dhe muzike te bukur.

Ai sonte ne mbremje per 1 ore do te interpretoje ne instrumente pjese muzikore ne kitare, violine, piano e fizarmonike ne prani te prinderve, muzikanteve te vegjel e dashamiresve, ne kujtim dhe nderim te te paharruarit, xhaxhait te tij , skulptorit te madh Arben Bajo ndare nga jeta 2 vjet me pare.

ERIND BAJO
Koncerti Recital – kitarë
Padagog: Denis Bizhga
Date 6 Maj 2022
Salla e koncerteve “Tonin Harapi”
Ora 19:00
Hyrja e Lire

I urojme sukses dhe arritje te reja !

What do you think?

Written by admin

Ne foto punetore te repartit te trikove qe drejtoheshin nga mjeshtret Ana Shtaka dhe Poli Roze

Genci Çoni: Ke perfaqesojme ne Eurovizion, trupin apo kengen?