Me hidherim te thelle njoftojme se eshte ndare nga jeta gjirokastriti Javer Mene
Kete njoftim e ka percjelle me dhimbje ne faqen e tij ne fb Meti Mene.
Javer Mene eshte gjirokastriti qe ka dhene nje kontriobut te madh ne ngritjen e repartit te kepucarise ne ish -fabriken e kepuceve te Gjirokastres.
Zanatin e kepucarit e nisi nen kujdestarine e specialisteve me te mire Cavo Naka e Odise Paskali nga viti 1955 ne kooperativen e pare te artizanatit ku puna behej me dore e ne seri, kepuce per burra e gra.
Javeri, pas kooperatives se artizanatit, punoi ne fabriken e lekure kepuces ku per vite me radhe ishte pergjegjes reparti.
Kontributi i tij ishte i vecante si modelist, novator dhe organizator ne permiresimin e proceseve te teknologjise se prodhimit te kepuceve, per ngritjen tekniko – profesionale te puntoreve e vecanerisht atyre te rinj.
Merita e tij eshte e padiskutueshme ne ngritjen dhe zhvillimin e prodhimit te kepuceve ne rruge industriale, vendosjen e kontove teknike per te gjitha fazat e perpunimit te kepuceve ashtu dhe ne zbatimin e teknologjive bashkekohore qe nga viti ne vit çuan ne rritjen e treguesve cilesore te prodhimit.
Ai kontribuoi gjithashtu ne hartimin e historikut te ndermarrjes, pjese e se ciles ishte deri diten qe doli ne pension.
Javer Mene do te kujtohet njeri i mire, qytetar i kulturuar dhe mjeshter i paarritur ne zanat, profesionist i vertete qe dijet dhe praktiken e vuri ne sherbim te specialisteve te rinj dhe ne zhvillimin e industrise se kepuceve ne qytetin e tij ku lindi, u rrit, punoi, u pleqerua dhe u nda per te mbetur gjithmone i kujtuar, i nderuar dhe i respektuar nga familja, te afermite, miqte e mbare banoret e Gjirokastres e me gjere.
I paharruar ne kujtime dhe kontributet qe dha per Gjirokastren!
Nderim per jeten dhe veprimtarine e tij!