Tregu historik i qytetit te Gjirokastres qe filloi pas viteve 90 ne lagjen “e re” te qytetit 18-shtatori, nisi me tregetare qe shisnin cfare te mundnin dhe duke u rreshtuar ne hapesiren e madhe midis pallateve dhe ish fabrikes se cigareve qe sot eshte tregu i mishit.
Me kalimin e viteve ky treg u zgjerua aq shume sa tregetaret dolen ne rruge e zune trotuaret. Edhe pse bashkia investoi me pas qe tregu te ishte me bashkohor shume tregetare vazhduan te shesin me tezga.
Te shumta ishin aresyet qe ndikuan ne zhvendosjen e tregut industrial ne nje toke private me investimin e bashkise asokohe te drejtuar nga LSI, por me premtimin qe tregu ekzistues do te rinovohej dhe kushtet do te permiresoheshin.
Shume shites prane tregut industrial te spitali thone se po kalojne nje periudhe te veshtire ekonomike nga fakti se nuk u shkojne shume njerez dhe nga qeraja qe u kushton shtrenjte nderkohe qe xhirroja ditore prej ditesh eshte thuajse zero.
Nderkohe Gjirokastra dhe zhvillimi i qytetit duhet pare jo thjesht nga kendveshtrimi i turizmit ku shume mire qe Pazari Karakteristik ka marre nje perparesi te vecante ne kete aspekt, por edhe lagjia 18-shtatori qe perfshin Universitetin, statdiumin, dhe tregun historik industrial apo ushqimor me shume biznese qe mezi mbijetojne rreth saj kane nevoje te ri-freskohen me pak vemendje me shume e pak investim per kushte me te mira dhe qe hapesirat e inverstuara nder vite te mos lihen te pa-shfrytezuara e ne mjerim.