Kjo eshte Ura e Subeles ne Perroin e Cfakes.Pse ka kete emer dhe sot qe kam kapercyer te 60 tat nuk e di. Me kete ure me lidhin shume kujtime,e vetme qe ben bashke lagjen time me ate nenkala, Pazarin e Vjeter.
Duket e vogel po e madhe ne syte e mi.Kur isha femije edhe pse e gjere, e kaloja me frike se me dukej sikur do me merreshin mend nga ujrat e dimrit te vrullshme e te zhurmshme nen te qe vareshin me shkume ne shpellen e madhe.
Nxitoja hapin po nuk merrja vrapin per te dale ne ane te saj. Pastaj shikoja nje cope kohe te gjate ujrat qe mblidheshin ne pellgun e madh e ku veres plaquriseshim edhe pa breke.
Eh kjo rruge,pusi mbi te me te njejtin emer, rruga perpjete dikur e shtruar me kalldrem , shkembi ne krye te saj ku grupi i pleqve te Cfakes, ne oret e vona, pas pijes dhe mezes tek Kurveleshi, ia merrnin kenges qe degjohej ne cdo shtepi dhe plakat thoshin “Erdhën agallarët!”.