Di gjirokastritet jane ulur ne nje nga rosticerit e Qafes se Pazarit me meze perpara, sallate, patate,karrota, paterxhane dhe feta kungulli te skuqura shoqeruar me nje cik fileto pule se per mishin e kuq, dy muaj pa vene ne goje, kane degjuar qe te ben keq.
Me gotat e rakise pa bere gezuar, presin kamarierin per buken.
-E mo ti do na biesh nje çike mando apo te ngrihemi e te ikim!
-Avash mo, se buke eshte, rri dhe nje dreke pa macalisur. Bota nuk e mbajne fare ne tavoline.
-Ore, i biri i …po rakia nuk na shkon ne bark pa nje cik mando!
– Beni si te beni se nuk kam, ose prisni ndonje gjysem ore, sa te vije ndihmesi!
– Uuu c`thote ki mo, ne te bejme xhiro ti na bie rrotudh?!
– Eja – beri te ngrihej i dyti, – se mandon e dua ne cdo vakt.
– Po domosdo , pse ne kete moshe do t`i shkelim rregullat ne ?
– “Do hame buke”, “U shtrua buka”, keto kam degjuar qe bebe, qe sa hapa site.
– Ke te drejte ne gjirokastritet e Dunavatit mandone e kemi te shenjte pa ata te Varoshit dhe e “shkelin” me kembe. Hame e nuk bejme as therrime. Ca hane e sikur peshtyjne, lene dhe dhanga.
-Bej dhe sot be per kete buke. Ne maje te gjuhes e kishte gjyshja ime “Me zente buka site”.
-Gjyshes time nga ana e nenes i trashej zeri sa shikonte qe nje cope binte ne shesh : “Te zente buka guxhumanin”, thoshte.
– Po he mo c`te thuaç, dine keta ndonje dhaf per buken?
– Ne dine te vjetrit, mosha tone, pa keta te lene pa gje, pa beji ndonje ze, ne mos eja te mblidhemi ne germadhe!
Ne kete tekst gjeni fjalet e vjetra nga e folmja e qytetit te Gjirokastres ,kujtoni dhe komentoni te tjera Fjale te Urta per buken.