Na shkruan gjirokastriti i pare:
“Me doli syri kur pashe kete tufe me çaj te verdhe dyll, te pjekur ne drite te diellit e menjehere me shkoi mendja ne femijerine time kur i qepesha faqes se Malit te Gjere dhe mblidhja çaj per koken e çajit, me lule e ere qe mbushte shtepine e lagjen.
Tani vras mendjen çaji qe keni ne foto, te jete i Malit te Gjere?
Edhe mund te jete edhe mund te mos jete se çaj te tille u bera kaq dhe nuk me ka zene syri. Dyshoj se nuk eshte i Malit tone, po ku te jete mbledhur, ne lartesite e cilit mal?
Mos eshte i Ajzerbaxhanit ku del ne ekran nje grua e talentuar qe gatuan dhoi dhoi gjedhe e pi çajra bashke me burrin e saj nga lulet e gjethet e pemeve?
He si thoni vrisni pak mendjen dhe gjejeni, clirohem dhe une nga kersheria dhe ” ethet” qe me kane zene, sa te mesoj se ne cilin mal eshte mbledhur?!