Kjo foto eshte tek shtepia e Koço Qendros ne lagjen Pazar i Vjeter te qytetit te Gjirokastres.
Jane mbledhur pjestare te familjes, te aferm , miq e shoke te Koço Qendros, ish drejtues i ndermarrjes se madhe te riparim sherbimeve per ta uruar per ditelindjen.
Shtepia e tij ka qene gjithmone e hapur per miqte dhe shoket se me te gjithe ruante marredhenie te drejta ne pune e te mira shoqerore.
Atmosfera ne foto tregon ngrohtesi dhe optimizmin qe shprehet ne syte , fytyrat dhe buzeqeshjet e cdo pjesemarresi ne te.
Po cilet jane ne foto ?
Nuk na kujtohen te gjithe dhe ju ftojme te tregoni nese i keni njohur.
Ja ne mes te grupit eshte kirurgu i njohur Kseno Dede, babai i tij Vasil Dede, Agua, bashkeshortja e Koço Qendros qe ka punuar ne posten e qytetit, Jani Boshnjaku dhe djali i tij Odiseja, me syza, Jorgo Anastasi qe rregullonte makinat e shkrimit, Rustem Çelo drejtuesi i agjencise se udhetareve tek Mulliri i Vjeter qe, per te percjelle udhetaret dilte ne pune qe ne 4 te mengjesit, shoferi i Ntanit Jorgo Kuçi qe binte qumeshtin e ndonjehere edhe mishin tek dyqanet radhe ne Qafe te Pazarit.
Po ke njihni tjeter ?
Disa ne foto nuk rrojne me po kane lene emer dhe kujtime te mira ne Gjirokaster e me gjere.