Vështirë të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Haxhiaj në fshatin Asim Zeneli, që humbi sot edhe gruan e cila mbeti e plagosur nga zjarri i disa ditëve më parë. Pas bashkëshortit kjo ishte një tjetër humbje e madhe. Kurajo dhe qofshin me kaq kusuret! Mbyllja e një dere është një gjëmë që s’përshkruhet dot sado të mudohesh të qëmtosh fjalët e duhura. Të ndëshkohen maksimalisht sipas ligjit ata që ndezën zjarre qëllimisht dhe kanë përgjegjësi për këtë katastrofë. Përsëris apelin për banorët dhe këdo tjetër: Mos luani me zjarrin, tregoni kujdes në çdo rast sepse askush nuk është aq trim apo i zoti përballë flakëve!
in Aktualitet