in

Kryeministri Edi Rama per situatën e krijuar në vend nga zjarret dhe i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në mbrëmje lidhur me situatën e krijuar në vend me zjarret, ku sot u shënua edhe një humbje jete në Gjirokastër.
Kreu i qeverisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, ndërsa thotë se zjarret janë hapur si epidemi në të gjitha vendet e Mesdheut dhe jo vetëm.

“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm. Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Më herët presidenti Ilir Meta e konsideroi situatën si alarmante, duke i bërë thirrje qeverisë dhe ministrave përkatës që të kryejnë ndërhyrje nga ajri dhe jo me mjete rrethanore.TPZ,al

What do you think?

Written by admin

Lajm i hidhur / Ne fshatin “Asim Zeneli” humb jeten nga zjarri 64 vjecari me origjine nga Progonati Andrea Haxhiaj

Sot urojme per Ditelindjen Dr. Kristaq Xhumbin e syve, mesoni se cfare nuk dini nga rrugetimi i tij !