in

Ju ka marre malli per Domatet e Dhoksatit? Si varietet e gjeni dot ne kete foto?

Ne kete foto, midis qindra varieteteve, ndodhet dhe mbreteresha e tyre, Domatja e Dhoksatit.

Mbase e teperojme me kete percaktim por nuk ndaheni dot dhe sot nga shija qe na ka lene. Vite perpara i kemi ngrene me “shumice” kur domatet e Dhoksatit mbushnin tregun e Gjirokastres dhe jo vetem.

Kultivuesit e saj , mjesher si Pano Vasili qe i thoshnin “Micurini”i Dhoksatit bashke me vellane e tij Mihalin, apo i famshmi Koco Qape me vellezerit. Sokratin, Lefterin,Panon e Vangjelin, qe e kishin pasion e dashuri punen me perimet, ruanin dhe shperndanin faren e domates edhe per kultivuesit e tjere.

Se c`ka ndodhur vitet e fundit me domaten e Dhoksatit, e plote ne madhesi, ne ngjyre e ne shije, dihet, tregtohet fare pak edhe ne tregun e Gjirokastres ndersa gjetke nuk gjendet, Nuk mund te themi qe eshte “fare e humbur” se lunxhotet ne krahine e jashte qe jane, ne emigrim, per shijen e vecante dhe e kultivojne.

Per sy e dukje i rritin edhe ne vazo se prania e tyre u ngjall nostalgji e shume kujtime.

Tani harxhoni pak kohe per te nxjerre mallin, per te gjetur ne kete foto Domatet e Dhoksatit. Kush ka mundesi ta vecoje dhe ta hedhi ne faqe, edhe per kureshtjen e atyre qe nuk e njohin dhe nuk e kane shijuar ndonjehere.

What do you think?

Written by admin

Keni ngrene ndonjehere çiçibune dhe a ju ka pelqyer shija e tyre?

Nje tufe çaji ne Dhembel, ku keni mbledhur dhe cili çaj eshte me i mire?