Ne universitetin Eqrem Çabej ne Gjirokaster eshte organizuar nje ceremoni me rastin e dhenies se titullit ” Nder i Qarkut te Gjirokastres” intelektualit dhe shkrimtarit te njohur Daut Gumeni.
Lindita Rova, Kryetare e Keshillit te Qarkut, duke i dorezuar titullin e larte , vleresoi kontributin e z. Daut Gumeni si personalitet me vlera kombetare , shembull me jetën dhe veprën e tij publiçistike, studimore e letrare ne sherbim te shoqerise shqiptare dhe si luftêtar i paepur për liri e përparim shoqeror, si humanist dhe mendimtar.
Gjate ceremonise, studjues, miq e te aferm kane folur per jeten dhe rolin e Z. Daut Gumeni ne fushen e letrave shqipe ashtu dhe per kontributin e tij te cmuar per zhvillimin e proceseve demokratike ne vendin tone.