in

Lajm i hidhur nga Amerika, ndahet nga jeta violinisti i njohur profesionist Polo Xhori

Ne keto minuta, nje lajm te hidhur mesojme nga Amerika e larget.
Mesuesi veteran Zija Basha, njofton se eshte ndare nga jeta Profesor Polo Xhori, muzikanti i njohur qe ne Gjirokaster zhvilloi nje aktivitet te pasur muzikor.

Polo Xhori lindi ne fshatin Labove e Odries dhe ne moshe te re emigroi ne Amerike nga e cila u kthye perseri ne vendlindje.

Ai punoi mesues i muzikes ne shkollen peedagogjike Pandeli Sotiri ku ngriti orkestren e mandolinates te shkolles qe jepte koncerte ne skenen e pallatit te kultures, ne podiumin e sheshit te Cercizit, ne studion e Radio Gjirokastres etj.

Nga vitii 1962 punoi si violinist profesionist ne pallatin e kultures, me aktivitet 30 vjecar, pjesemarres edhe ne koncerte muzikore kombetare.

Pas viteve 90 shkoi perseri familjarisht ne Amerike dhe banoi ne Filadelfia.

Me 11 janar 2021 festoi 100 vjetorin e lindjes.

U prehte ne paqe shpirti i mire i profesor Polo Xhorit, violinistit te shquar profesionist!

What do you think?

Written by admin

Flamur Golemi: Jemi duke punuar për një rrjet të ri muzeumesh në Gjirokastër

Ja se si do te jete projekti i ri i linjes hekurudhore qe do te lidhe Shqiperine me Greqine