Sot ekipi gjirokastrit i Luftetarit eshte shpallur kampion i kategorise se trete dhe tashme do te luaje ne kategorine e dyte.
Kryetari i Bashkise Flamur Golemi ka bere kete urim ne FB:
Jemi kampionë! Në përfundim të Kampionatit të Futbollit të Kategorisë së III-të, AF Luftëtari është shpallur kampion i vendit. U shpërblye mbështetja e pakursyes e sportdashësve për ringritjen e ekipit, puna e palodhur e stafit drejtues, loja plot vullnet e djemve të skuadrës që për të parën herë të gjithë janë nga Gjirokastra. Ky është vetëm fillimi ! Të gjithë do të jemi të angazhuar që edicionin e ardhshëm AF Luftëtari, të shpallet sërish kampion i Kategorisë së Dytë, për të vazhduar rrugëtimin edhe si fitues i Kategorisë së Parë.
Suksese!
Le te urojme te gjithe ekipin dhe te shpresojme per nje ringritje te Luftetarit!