Tani ne pranvere fshati Sotirë ne Dropullin e Sipërm eshte veshur dhe stolisur si ne dite feste.
Ja si duket ne kete foto qendra e fshatit me restorante e hotele ku drekohet, pushohet dhe kalohet nje nate e qete.
Ne restorante sherbehen vetem gatime te tradites, prodhime pranverore. Nje mengjes shoqerohet me produkte bulmeti, petulla, gliko etj. ndersa dreka edhe me mish te fresket, te pjekur, perime e zarzavate te dites, me vere e raki te shtepise.
Fantastik duket ne keto dite pranvere Bredhi i Sotires, monument natyror i pakrahasuar, pjese e guides se vizitoreve dhe grupeve turistike te huaja dhe alpinisteve qe njohin dhe shijojne bukurite e tij te mrekullueshme.
Qendra dhe krejt hapesira gjeografike e fshatit tani plotesisht e gjelberuar, me Rrapin shekullor ne mes, bredhat, pemet e lulezuara, driten dhe ajrin e paster, me ujet e kulluar, objektet monumente historike, shkolla, kisha e kambana, te gjitha se bashku marrin vlere dhe kureshtjen e vizitoreve.
Per ditet ne vazhdim, Sotira mbetet nje vend pushimi ndaj lum kush e viziton, lum kush shijon bukurite dhe te mirat e ketij fshati piktoresk me banore punetore, te urte e mikeprites.